‘Top Talent 3″ nis në ekranin e Top Channel në muajin Janar 2020. Ky program me fokus zbulimin e talentëve në disa zhanera do jetë në transmetim për 10 javë rresht çdo të premte në Top Channel. Ori Nebijaj do të jetë moderatorja e këtij edicioni pas disa eksperiencave të sukseshme në formate të ndryshme.

Juria  këtë sezon do jetë  tërësisht të re. Këtë sezon nuk do të jenë 5 anëtar jurie, si në dy edicionet e kaluara, por 4 anëtarë jurie.

Olti Curri personazh radifonik  prej 18 vitesh, autor tekstesh të këngëve  fituese në disa festivale,  blogger i parë me një popullaritet ndjekësish do të jetë në panelin e jurisë këtë sezon. Jonida Vokshi, aktore, prezantuese e sukseshme dhe e dashur për publikun i bashkohet këtë sezon Top Talent në juri. Hervin Culi, regjisor, aktor i njohur, drejtor i Teatrit Kombëtar do të jetë anëtar tjetër i jurisë.  Anita Haradinaj gazetare dhe spikere e sukseshme e ekranit kosovar do të jetë anëtare e jurisë së Top Talent.

Përfshirja e disa kategorive në këtë edicion të tretë të Top Talent  është një risi. Gjeografia është zgjeruar, dhe do të ketë  shumë pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosova.

Pas shumë kërkesave, produksioni ka rihapur sot aplikimet në website e Top Channel për të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e sezonit të tretë të Top Talent . http://aplikime.top-channel.tv/toptalent/

Top Channel