Benjamin Schreiber, 66 vjeç, është një person që është dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi kishte goditur deri në vdekje një person në vitin 1996.

66-vjeçari pretendon se dënimi i tij ka përfunduar pasi përpara katër javëve ai pësoi një vdekje klinike, ndonëse ai u mjekua nga mjekët dhe gjendja e tij u normalizua. Kjo kërkesë e tij u refuzua nga gjykata pasi sipas tyre ky pretendim i tij nuk është bindës dhe se ai nuk ishte i vdekur.

Benjamin në vitin 2015 ishte helmuar për shkak të gurëve në veshka dhe kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në spital, por ai u përmirësua dhe u kthye në burg.

BBC raporton se kërkesa e tij për tu liruar në fillim u refuzua nga një gjykatë e qarkut, ndërsa disa ditë më parë ajo u rrëzua dhe nga gjykata e apelit, e cila tha se dënimi i këtij të burgosuri mbaron vetëm atëherë kur mjekët e shpallin atë të vdekur.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel