Ne, i kërkuam një prononcim vetë Ymer Lalës, për ta pyetur në lidhje me bisedat e që janë përgjuar, akuzat publike ndaj tij, por edhe ftesat për bashkëpunim nga kreu i Partisë Demokratike.

Fillimisht u tregua i gatshëm që të fliste, por më pas në mënyrë të beftë refuzoi të ishte pjesë e intervistës.

 “Ja kjo është prap një transkriptim i ndyrë, i qëllimshëm për të bërë pis procesin. Flitet për qendrat e votimit si do ndahet monitorimi i qendrave të votimit mes dy shtabeve për bashkimin e forcave, një process normal elektoral ai thotë kam njerëzit këtu a do vish të ndajmë njerëzit kush do shkojë ku” thotë Damian Gjiknuri, Ish – Kordinator i PS-së në Dibër

“Damiani ishte shef shtabi në fakt për rilindjen po shefi ishte Ymer Lala, Ymeri kontrollonte gjithë shtabin Edhe Damiani ishte nën urdhrat e Ymerit për atë pjesë”, thotë Edi Paloka

Ish-ministri Gjiknuri, thotë se me Ymer Lalën nuk ka pasur miqësi personale. Sipas tij, ka qenë i detyruar të bashkëpunojë më të si koordinator i një partie aleate në fushatën lokale të Dibrës.

“Dhe e vetmja gjë që ka dalë fatkeqësisht, ndonjë fjalor i papërshtatshëm privat, se unë nuk po flisja me profesorë aty, po flisja me njerëz në terren në Dibër, kisha vajtur për fushatë elektorale e për këtë i kërkoj ndjesë publikut nëse ka fjalë të papërshtatshme”, thotë Damian Gjiknuri, Ish – Kordinator i PS-së në Dibër

Kontaktet e Ymer Lalës në nivelet e larta të politikës janë fakt siç disa politikanë e kanë pranuar vetë. Referuar audio-përgjimeve, është thënë se ai ka mbajtur takim deri me kryeministrin Rama.

Top Channel