U nominua nga Trump si kandidat për ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt merr aprovimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat
Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë protestuan kundër projektit në Zvërnec.
Me flamuj dhe pankarta në duar, ata e nisën grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej” dhe shkuan drejt Kryeministrisë.
“Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre.
“Pas 5 ditësh protestash të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosshmërinë e Sovranit për të përmbushur kërkesat tona, ju njoftojmë se kjo nismë mbështetet nga një grup me integritet. Gra dhe burra dinjitozë, të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e sovranit, do të dimë të marrim në kohë të duhur vendimet e duhura. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj një rreziku të madh ku ndodhet vendi ynë. Deklaroj se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauzë ta drejtë kombëtare për të ardhmen e Shqipërisë. Paraqesim kërkesat që burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe interesit kombëtar. Kërkesa të qarta dhe të panegociueshme: * Dorëheqjen e qeverisë; * Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë; * Shfuqizimin e Paketës së Maleve; * Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; * Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore”, u shpreh një nga protestuesit në podium përpara Kryeministrisë.
Fillimisht grumbullimi ka nisur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar protestën e tyre.
Një foto e Enea Mekollit është vendosur në shkallët e Kryeminbistrisë, e shoqëruar me dy lule. “Sot protestoj për Enean, që u vra nga shteti”, shkruhej në foton e vendosur.

18:11 Tubimi për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh
Babai i të ndjerit Martin Canit, Engjëll Cani, iu është bashkuar protestuesve në shesh. Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec.

Top Channel