Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
04/06/2026 23:09
Një person i identifikuar si Shpati Kamberaj ka mbetur i plagosur në fshatin Sevaster të Vlorës, në një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në gjendje të rëndë, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.
Top Channel