Pas sfidës me Izraelin, Kombëtarja shqiptare i është kthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Luksemburgun që do të luhet në 6 qershor në Air Albania Stadium.

Për mbrojtësin Mario Mitaj, sfida e mbrëmjes të së mërkurës ishte një test i mirë por që do të shërbejë për t’u përmirësuar në disa aspekte

‘Me thënë të drejtën, për mua ishte një test pozitiv. Bëmë një ndeshje të mirë, me shumë gjëra pozitive. Normalisht, duhet të përmirësojmë edhe gjërat negative. Besoj se thjesht duhet të sistemojmë disa gjëra me trajnerin dhe në të ardhmen do të kemi rezultate më pozitive-tha Mario Mitaj

Përsa i përket ndjeshjes me Luksemburgun, Mitaj tha se skuadra mund të provojkë gjëra të reja pasi edhe skuadra nuk është i një niveli me Izraelin.

‘Në aspektin e cilësisë, Luksemburgu nuk është në të njëjtin nivel me Izraelin. Besoj se do të jetë një test i mirë për ne. Në këtë ndeshje mund të provojmë gjëra të reja dhe lojtarë të tjerë, që trajneri t’i vlerësojë. Si gjithmonë, është mirë të luajmë ndeshje miqësore, të shohim në çfarë gjendjeje jemi dhe çfarë kemi për të përmirësuar. Për mua është gjithmonë krenari të luaj në Shqipëri. Më pëlqen shumë të luaj këtu, sepse tifozët gjithmonë kanë ardhur dhe na kanë mbështetur. Një falënderim për gjithë mbështetjen që na kanë treguar në çdo ndeshje’-deklaroi Mario Mitaj.

Top Channel