Champions League/ Napoli thyen Liverpool në ndeshjen e parë të grupeve

18/09/2019 14:55

Sezoni i ri i Ligës së Kampioneve nisi me rezultate surprizë. në San Paolo, Napoli i Carlo Ancelottit mundi kampionët në fuqi të Evropës me rezultatin 2-0.

Skuadra napoletane përjetoi një mbrëmje fantastike ndaj The Reds dhe që nuk do ta harrojë lehtë teksa iu imponua me forcë anglezëve. Dries Mertens me 11 metërsh i dha avantazhin Napolit, ndërkohë që në çastet e fundit Fernando Llorente fiksoi shifrat në 2-0 për Napolin që mori 3 pikët e parë në Ligën e Kampioneve.

Surprizë bëri edhe Valencia teksa pushtoi Londrën për të mundur Chelsean, skuadrën fituese të Europa League me rezultatin 1-0. Skuadra spanjolle që është në mes të një krize të plotë me lojtarët që janë rebeluar ndaj klubit për shkarkimin e trajnerit Marcelinos arritën të fitojnë këtë ndeshje fale golit të Rodrigos në minutën e 74.

Chelsea pati shansin më të mirë për të barazuar me një penallti në fundin e sfidës, por Barkley gaboi nga pika e bardhë. Në Signal Iduna Park, sfida mes Borussias së Dortmundit dhe Barcelonës nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0.

Skuadra gjermane meritoi dicka më shumë në sfidën me katalanasit që më në fund panë Messin të hyjë në fushat e lojës pas 43 ditësh. heroi për kampionët e Spanjës u bë Ter Stebgen që bëri disa pritje dhe këtu përfshihet edhe penalltia e kapitenit të Dortmundit Marko Reus. Rezultat tjetër surprizë i ditës së parë të Luigës së Kampioneve është barazimi 1-1 në San Siro mes interit dhe Sllavia pragës, ndërkohë që Ajaksi fitoi 3-0 me Lille, Leipzig mundi benficën në Portugali 1-1, ndërsa Lyon-Zenit u mbyll 1-1

Top Channel