Italia fiton mes vuajtjesh në Finlandë, Spanja kryen detyrën ndaj Ishujve Faroe

08/09/2019 23:18

Italia vuajti por arriti të merrte 3 pikë ndaj rivalit direkt të grupit, Finlandës duke i mundur me rezultatin 1-2.

Në minutën e 59 Immobile shfrytëzon një krosim të Chiesa duke shënuar me kokë. Finlanda gjen barazimin me anë të Pukki i cili shënoi me penallti.

Në minutën e 79 Jorginho shënon nga pika e bardhë e penalltisë duke i dhënë italianëve 3 pikët. Italia nuk ka asnjë humbje dhe në 6 ndeshje ka grumbulluar 18 pikë, ndërsa Finlanda merr humbjen e dytë duke vënë në dyshim kualifikimin.

Spanja fitoi me lehtësi ndaj modestëve të Ishujt Faroe. Spanjollët nuk djersitën shumë në fitorën 4-0. Rogrido dhe Alcaser shënuan nga dy gola duke i dhënë 3 pikët Spanjës.

Spanja është me pikë të plota pa asnjë humbje, në 6 ndeshje, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e fundit me 0 pikë.

Ja rezultatet e ndeshjeve që u lujatën sot:

Top Channel