Lewis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Brazilit, duke regjistruar fitoren e 10 në një sezon ku e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë.

Britaniku fitoi edhe falë faktit që dubluesi Ocon nxori nga pista pilotin e Red Bull, Max Verstappen, që po shkonte qetësisht drejt triumfit.

Garë anonime për Sebastian Vettel, që e mbylli vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa piloti i ardhshëm i Ferrarit, LeClerc arriti të renditet në vendin e shtatë, me Sauberin e tij.

Vlen të theksohet se kur ka mbetur edhe një garë për të mbyllur sezonin, skuadra Mercedes ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion për Konstruktorë.

Top Channel