Ndonëse 30 vjeç Robert Lewandowski është një prej sulmuesve më të kërkuar të Evropës dhe padyshim një prej më të shtrenjtëve.

Gjiganti i Bayern Munchen prej disa kohësh po flirton me klubet angleze që do të dëshironin shërbimin e tij. Me 97 gola në 4 vjet në Munich dhe 74 me Dortmund në po kaq vjet janë numra idealë për një sulmues profilik me numër 9. Pas Manchester United shumë i interesuar ka qenë edhe Guardiola që punoi me të kohën kur drejtonte Bayern Munchen.

Por kohët e fundit në garë duket të jetë futur edhe Chelsea. Conte nuk është i kënaqur me Giroud dhe Morata, të cilët i la në stol në ndeshjen e mesjavës së shkuar ndaj Barcelonës. Nëse do të qëndrojë në Londër, trajneri italian do ta ketë objektiv parësor sulmuesin polak.

Nga ana tjetër Bayern nuk do të dorëzohet lehtë për sulmuesin kryesor, me të cilin firmosi një kontratë të re, të vlefshme deri në 2021.

Top Channel