Debati për inceneratorët, banorët në Elbasan: Impianti na largoi ndotjen

16/02/2018 15:15

Aty ku sot shtrihet një lulishte, jo më larg se një vit e gjysmë më parë ishte plaga më e madhe e qytetit të Elbasanit.

Mijëra tonë mbetje urbane digjeshin në këtë zonë çdo ditë duke shkaktuar një ndotje katastrofike që përhapej në të gjithë qytetin, por më problematike situata ishte për banorët ngjitur fushës, për të cilët jetesa ishte bërë e pamundur.

“Ka qenë jashtëzakonisht keq. E gjithë zona ka qenë e banuar. Smog i gjallë ka qenë. Nuk hapnim dot dyert dhe dritaret. Hidheshin mbetjet dhe digjeshin dhe tymi përhapej në gjithë Elbasanin”, thonë banorët.

Mbetjet urbane të Elbasanit tashmë përpunohen në një impiant, i vetmi llojit të tij në Shqipëri, i ndërtuar rreth 1 vit më parë. Por, kohët e fundit janë shtuar debatet mbi dobinë dhe efektet e këtij inceneratori.

Top Channel pyeti banorët e zonës ku është ndërtuar impianti i përpunimit të mbetjeve urbane, pikërisht banorët e Bradasheshit, të cilët ndodhen fare pranë kësaj zone.

“Tani shpëtuam! Ishte aromë e keqe 24 orë. Qëkur u bë impianti jemi shumë mirë. Nuk është siç ka qenë. Aroma u eleminua, se këtu nuk rrihej nga aroma”, thonë ata.

Top Channel