Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara 26/10 13:25
Jo çdo ndryshim i gjirit është kancer.
Në kuadër të muajit të sensibilizimit për këtë sëmundje mjekët u bëjnë apel grave e vajzave të mos bazohen në informacione online, por të kryejnë kontrolle të specializuara.
Rreth 140 kontrolle zhvillohen çdo vit në qytetin e Prrenjasit nga mamografia e lëvizshme e cila në zonat, pa spitale rajonale, lëviz 2-3 herë në vit. Tetori rozë në këto qytete ka për qëllim, sensibilizimin për kancerin e gjirit, dhe informimin mbi lëvizjen kalendarike të mamografisë së lëvizshme.
Po ashtu mjekët bënë apel edhe për kontrollet HPV. Sipas statistikave, nga 390 kontrolle HPV në Prrenjas, 20 raste kanë dalë pozitive dhe janë shpëtuar.
Top Channel