Bullizmi në shkolla; Preket një në pesë nxënës, shumica janë femra

10/01/2018 15:17

Bullizimi, apo sjelljet e dëmshme agresive në shkolla, është një fenomen mbarëbotëror dhe si i tillë është i pranishëm edhe në Shqipëri. Top Channel ka raportuar edhe më parë për këtë problem, por raporti i fundit i ministrisë së arsimit dhe Këshillit të Europës sjell gjetje të reja për shtrirjen e fenomenit.

Raporti e Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Europës e ka hetuar fenomen në një kampion prej 144 shkolla të republikës. Sipas raportit në Shqipëri bullizmi gjendet më shumë në shkollat private urbane dhe se viktima të bullizmit janë më shumë vajzat, ndërsa agresorët janë gjithmonë djemtë

“19.4 % e nxënësve pohojnë se janë të buluar. ky është fenomen që ndodh 3 deri në 2 herë në muaj. 9. 7 % janë viktima dhe 5.2% agresorë. Vajzat pohojnë se janë më të buluara , djemtë janë ata që quhen agresorë. Fenomeni i përhapur më shumë në shkollat urbane dhe më shumë në shkollat private”, u shpreh Tatjana Vuçani, specialiste MASR.

Bullizimi në shkolla shfaqet në disa mënyra, si bullizëm psikologjik, fizik, por edhe verbal, veçanërisht për shkak të paraqitjes së jashtme, si për shembull nga mbipesha, mbajtja e syzeve, etj

“Më të përhapurat janë ai psikologjik dhe ai për shkak të pamjes së jashtme. 45% bullizëm psikologjik, 33% bullizëm fizik, 37% bullizëm verbal..”, tha Tatjana Vuçani, specialiste MASR.

Në studim evidentohet edhe bullizmi virtual ose kibernetik, pra tallja në rrjete sociale, më pak i përhapur, por gjithsesi I pranishëm për shkak të përdorimit masiv të fesjbukut apo instragramit.

Raporti pohon se prania e mësuese në klasë jo gjithmonë e frenon bullizmin dhe se ngacmimi vijon edhe në oborrin e shkollës.

“Me mësuesit po bëhen trajnime të veçanta, janë hartuar modulet. në shkurt fillojnë trajnimet e koordinatorëve”, u shpreh Tatjana Vuçani, specialiste MASR.

Studimi rekomandon vëmendjen jo vetëm të mësuesit por edhe të prindërve në marrjen e masave të menjëhershme, për të evituar pasojat afatgjata të fëmijët dhe adoleshentët.

Tabela – Bullizmi 2017
19.4 % e nxënësve e kanë provuar bullizmin 2-3 herë në muaj
9. 7 % janë viktima dhe 5.2% agresorë
Llojet e bulizmit në përqindje
45% bulizëm psikologjik
33% bulizëm fizik
37% bulizëm verbal
Vendi ku ndodh bullizmi:
39% e rasteve në klasë kur nuk është mësuesja
38% në oborrin e shkollës
13% në klasë në praninë e mësuesit

Top Channel