Tkurret numri i bagëtive/ Blegtorët në Cërrik: Jo vetëm subvencione, na duhen edhe kullota

18/05/2026 12:42

Numri i krerëve të imta po tkurret edhe në stanin e blegtorit Endri Pepa. Blegtori nga fshati Shtërmen i Cërrikut thotë se nuk kam nevojë për subvencione, por dua tokë që të rris gjënë e gjallë.

“Dikur kisha 1300 krerë, ndërsa sot kam vetëm 700 kjo sepse nuk kam kullotë. Kjo stallë është hapur në vitin 1993 nga babai im, dhe më pas e ndoqa unë. Shteti nuk ka menduar se ku do të jetojë bagëtia, për dy vjet këtu s’do të ketë asnjë dele”, shprehet Endri Pepa, blegtor.

Braktisja  e fshatit mungesa e fuqisë punëtore do ta dërgojë Endrin edhe njëherë ne emigrim atje ku jetoi 15 vite. Sepse sipas tij është e pamundur që në Cerrik të mbash një tufë të tillë.

 “Do të shkoj edhe njëherë atje ku qesh, në Itali do t’i kthehem lopatës. Me lot në sy them që ky vend nuk ka shpresë. Por udhët të mësoni diçka që pa  e ardhmja e bujqësisë nuk sigurohet pa blegtori. Pa bagëti toka është e varfër”, shtoi blegtori.

Që e ardhmja e blegtorisë të jetë shtimi dhe jo tkurrja apo braktisja qeveria duhet të hartoje politika të mira edhe për menaxhimin e kullotave, sepse pa fusha me bar nuk ka zhvillim të këtij sektori.

Top Channel