Video/ Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjet një pjesë e çatisë dhe mallrat
19/05/2026 07:13
Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lushnjës gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 03:30 pas mesnate.
Si pasojë e flakëve është djegur pothuajse gjysma e pjesës së çatisë së tregut, si edhe raftet bashkë me mallrat që ndodheshin aty.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia po verifikon kamerat e sigurisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vërteta të ngjarjes.


Top Channel