Yjet e Serie A kurorëzohen në mbrëmjen gala, Fàbregas trajneri më i mirë, nderime për Baresin dhe kampionët e Botërorit 2006 03/09 00:48
Një moment emocionues ka ndodhur në Top Story, që episodin e kësaj të hëne po e zhvillon drejtpërsëdrejti nga Shkupi, aty ku është mbajtur edhe protesta e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe.
Një nga studentët që ishte pjesë e panelit, i kërkoi moderatores dhe autores së programit, Grida Duma, dhe pjesëtarëve të tjerë të panelit të të ftuarve, që të gjithë së bashku të këndonin Himnin Kombëtar Shqiptarë.
Të gjithë në këmbë dhe me duar në zemër, ata dhuruan emocione të forta.
Top Channel