Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani
Pesë persona humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri në qendrën Islamike në San Diego, ndërsa autoritetet amerikane vijojnë hetimet për motivet e ngjarjes tronditëse.
Sipas policisë, tre prej viktimave ishin të rritur që ndodheshin brenda xhamisë, mes tyre edhe një roje sigurie. Dy personat e dyshuar, të moshës 17 dhe 19 vjeç, u gjetën të vdekur pranë qendrës islame dhe autoritetet besojnë se ata kishin plagë të shkaktuara vetë nga armë zjarri.
Shefi i policisë, Scott Wall, deklaroi se “nuk ka asnjë oficer policie të përfshirë në incident” dhe se informacionet mbeten ende paraprake.
#BREAKING : San Diego Mosque Shooter Killed by Authorities
The active shooter situation at the Islamic Center of San Diego appears to have ended after the suspect was neutralized.
Law enforcement officers remain at the scene as investigations continue.#SanDiego #California… pic.twitter.com/6Puzg0Qpvz
— upuknews (@upuknews1) May 18, 2026
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të paradites me orën lokale, kur policia mori raportime për një person të armatosur pranë qendrës islame. Dëshmitarët thanë se dëgjuan më shumë se 10 të shtëna armësh, që dyshohet se u qëlluan nga një armë gjysmë-automatike, pasuar nga të tjera pak çaste më vonë.
Një numër i madh forcash policore mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa rrugët përreth u bllokuan për arsye sigurie. Autoritetet thanë më vonë se incidenti konsiderohet i mbyllur, megjithëse hetimet vazhdojnë.
BREAKING 🇺🇸
■ Islamophobe just shot up a Islamic Center of San Diego, California. pic.twitter.com/OioRtNRF4p https://t.co/0crjraIp6b
— Uncover Report (@UncoverReport) May 18, 2026
Raportimet mediatike mbi mënyrën se si humbën jetën të dyshuarit kanë qenë kontradiktore. NBC raportoi fillimisht se të dy personat e armatosur u vranë nga policia, ndërsa CBS publikoi një version tjetër, sipas të cilit njëri nga autorët u vra, ndërsa tjetri u arrestua.
Përveç viktimave, raportet tregojnë se disa persona të tjerë mbetën të plagosur gjatë sulmit.
Drejtori i Qendrës Islamike, imami Taha Hassan, e cilësoi sulmin “të papranueshëm për një vend adhurimi” dhe kërkoi mbrojtje më të madhe për objektet fetare. Ai falënderoi gjithashtu autoritetet për reagimin e shpejtë dhe mbështetjen ndaj komunitetit mysliman.
Edhe Donald Trump reagoi për ngjarjen, duke deklaruar se ishte informuar për raportet fillestare dhe se administrata amerikane po e monitoronte nga afër situatën.
Ndërkohë, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe bashkëshortja e tij Jennifer Siebel Newsom dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar atë “të tmerrshëm” dhe duke shprehur solidaritet me komunitetin mysliman të San Diegos.
“Njerëzit e besimit nuk duhet të kenë frikë për jetën e tyre. Urrejtja nuk ka vend në Kaliforni dhe ne nuk do të tolerojmë akte terrori apo frikësimi kundër komuniteteve fetare”, thuhej në deklaratën e tyre.
Qendra Islamike e San Diegos konsiderohet më e madhja në qarkun e San Diegos, me rreth 5 mijë besimtarë. Kompleksi përfshin gjithashtu një shkollë ku zhvillohen mësime fetare dhe kurse gjuhe. Në afërsi të saj ndodhet edhe një qendër hebraike.
Top Channel