Trump anulon sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit: Aleatët tanë në Lindjen e Mesme na thanë të përmbahemi, por…

18/05/2026 22:43

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka vendosur të shtyjë sulmin ushtarak “të planifikuar për nesër” kundër Iranit.

Në një postim në Truth Social kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se vendimin e mori pas thirrjeve nga udhëheqësit e Lindjes së Mesme, por shtoi se ka urdhëruar forcat e armatosura amerikane të jenë gati për të filluar operacionet menjëherë.

“Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, më kanë kërkuar të shtyj sulmin tonë të planifikuar ushtarak kundër Republikës Islamike të Iranit, i cili ishte planifikuar për nesër, duke pasur parasysh se negociatat serioze janë duke u zhvilluar aktualisht dhe se, sipas mendimit të tyre, si Udhëheqës të Mëdhenj dhe Aleatë, do të arrihet një marrëveshje, e cila do të jetë plotësisht e pranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për të gjitha vendet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Kjo marrëveshje do të përfshijë, në veçanti, NDALIMIN E ARMËVE BËRTHAMORE PËR IRANIN!

Nga respekti për udhëheqësit e lartpërmendur, i kam udhëzuar Sekretarit të Luftës Pete Hegseth, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjeneral Daniel Kane, dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara që NUK do ta kryejmë sulmin e planifikuar ndaj Iranit nesër, por i kam udhëzuar më tej ata që të jenë të përgatitur për të vazhduar me një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit në çdo kohë nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme.

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! PRESIDENTI DONALD TRUMP.”

Top Channel