Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares shqiptare, foli për fillimet e karrierës së tij dhe për aktualitetin e kuqezinjve në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”.

“Babai im ka pasur shumë dëshirë që të bëhesha futbollist, por edhe unë e kisha shumë pasion futbollin. Babai më ka stërvitur deri në moshën 16-vjeçare. Flija me uniformën që do të luaja të nesërmen. Kjo më ka bërë që të eci përpara. Kam pasur shokë me më shumë talent, por vullneti bëri që t’ia dilja mbanë”, deklaroi Sadiku.

Autori i golit të vetëm në Europian për skuadrën tonë, theksoi se ndihet i kënaqur kur njerëzit e përgëzojnë për atë që ka bërë.

Në lidhje me aventurën e tij në Poloni, me Legian e Varshavës, Sadiku theksoi: “Është një futboll më shumë fizik. Ka pak taktikë”.

Sulmuesi nënvizoi se aktualisht te kombëtarja “çdo gjë po shkon mirë me Panuccin, falë edhe punës së mëparshme të De Biasit”.

Kur u pyet për futbollistin që admiron më shumë, Sadiku tha: “Ibrahimovic më pëlqen më shumë, por më i miri sot është Cristiano Ronaldo”.

Top Channel