Ernest Muçi mori sërish rolin e protagonistit me Trabzonsporin në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Turqisë ndaj Samsunspor.

Futbollisti i kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 72 të ndeshjes, koha e rregullt e së cilës u mbyll me barazimin 0-0 dhe ishte seria e gjuajtjeve të penalltive ajo që përcakoi skuadrën e kualifikuar.

Në këtë pikë Trabzonspori u tregua më i saktë në gjuajtjet nga pika e bardhë serinë e të cilave e fitoi 3-1. Ernest Muçi shënoi pikërisht penalltinë që vulosi përfundimisht kualifikimin e Trabzonsporit për në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë.

Futbollisti kuqezi ishte caktuar të gjuante penalltinë e pestë në një seri ku Samsunspor gaboi në 3 tentativat e para të saj, ndërsa për Trabzonsporin shënuan Onuachi, Nëakaeme dhe pikërisht Ernest Muçi.

Penalltia e Ernest Muçit

Top Channel