Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Trabzon, ku një ndeshje boksi ka përfunduar me dhunë jashtë ringut.
Boksieri rus Sergey Gorokhov, mbajtës i titullit UBO, është sulmuar brutalisht nga një grup tifozësh pas fitores së tij ndaj turkut Emirhan Kalkan. Sipas raportimeve, menjëherë pas përfundimit të duelit, situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa disa spektatorë të zemëruar kanë hyrë në veprim duke e sulmuar Gorokhov-in dhe ekipin e tij me karrige, grushte dhe shqelma.
Ngjarja ka ndodhur brenda arenës ku u zhvillua përballja, duke krijuar panik dhe tension të madh në sallë. Pamjet e para tregojnë një situatë kaotike, ku sigurimi është detyruar të ndërhyjë për të neutralizuar dhunën dhe për të mbrojtur sportistët. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të identifikuar personat e përfshirë në incident, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga organizatorët e eventit.
🇹🇷 🤛 Turkish fans brutally beat a Russian boxer after the fight
Sergey Gorokhov and his team were attacked after his victory over Emirhan Kalkan.
Furious spectators hit the UBO title holder with chairs, fists, and kicks.
The bout took place in Trabzon, Turkey. pic.twitter.com/0iN7aoIh2D
— NEXTA (@nexta_tv) April 26, 2026
Top Channel