Spikati në ndeshjen ndaj Fiorentina, Ramadani, në formacionin e javës së Serie A
21/04/2026 11:57
Java e 33 e Serie A u mbyll me ndeshjen e së hënës mes Lecces dhe Fiorentinës e mbyllur me rezultatin 1-1.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ishte titullar në këtë përballje dhe u shpall edhe njeriu i ndeshjes për paraqitjen e shkëlqyer që bëri sa është vlerësuar me notën 8 nga portali i specializuar i statistikave ‘Sofascore’.
Por jo vetëm kaq, ky portal e ka përfshirë Ylber Ramadanin edhe në formacionin më të mirë të javës së 33 të kampionatit italian. Bashkë me Ramadanin në këtë formacion ‘Sofascore’ ka vendosur edhe Carnesecchi, Hermoso, De Vrij, Kelly, Fagioli, Strefezza, Rabiot, Barella, Nico Paz dhe Nzola.

Top Channel