E pabesueshme ajo çfarë po ndodh në Katar; Al Sadd i Mancini rrezikon të humbasë titullin që sapo e festoi
Për të mësuar nëse Ernest Muçi do të qëndrojë te Trabzonspor apo do të kthehet te Besiktas do të duhet të presim datën 10 maj. Ky është afati i fundit i dhënë nga presidenti i Besiktasit Serdal Adali i cili për mediat turke ka deklaruar se shpreson që Trabzonspor të mos e blejë kartonin e futbollistit shqiptar.
Adali e theksoi këtë teksa foli për situatën e futbollistëve që Besiktasi ka dhënë me huazim pasi përveç Muçit te Trabzonspor, është dhënë edhe Semih Kilicsoi, ky i fundit te Cagliari
‘Disa nga lojtarët që dërguam në huazim do të largohen. Opsioni për blerjen e kartonit të Ernest Muçit vlen deri më 10 maj. Në anën tjetër Semih Kiliçsoi ishte diçka rreth fillimisht të qershorit. Shpresoj, që nuk do të shfrytëzohen opsionet për blerjen e kartonit. Pasi është shumë e vështirë që të blesh një lojtar për aq para. Ne nuk kemi diskutuar zbritje’, u shpreh presidenti Adali
Ernest Muçi ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm këtë vit me Tranzonsporin. Futbollisti kuqezi ka zhvilluar 23 ndeshje me skuadrën aktuale për një total prej 1613 minuta aktivizim duke i shndërruar në një prej futbollistët më të rëndësishëm në repartin ofensiv teksa ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 assist.
Top Channel