Klasifikimi i Superiores/ Si paraqitet pas fitoreve të skuadrave që janë në garë për mbijetesën
Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 34 të Serie A mes Milanit dhe Juventusit, dy skuadra që kanë si objektiv kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Në San Siro dy skuadrat e mbyllën këtë 90 minutësh me barazimin 0-0 duke marrë nga 1 pikë secila që nuk e ndryshon situatën mes tyre.
Në pjesën e parë u pa një ndeshje taktike në 30 minutat e para që nuk dhuruan shumë emocione. I pari që tentoi seriozisht ishte Rabiot që u ndal nga Di Gregoria më pas u ndez Juventusi që pa t’i anulohej një gol i Kephren Thuram për pozicion jashtë lojë, ndërkohë që më pas Maignan me kraharor ndali një tentativë të Conceiçaos dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 0-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, Milani iu afrua shumë golit të avantazhit me Sealemaekers i cili u ndal nga tramversa. Më pas tentuan Fofana dhe Bremer por pa sukses. Në minutat e mbetura historitë e kësaj sfide nuk ndryshuan më dhe skuadrat që dolën nga fusha e lojës me barazimin 0-0 duke marrë nga 1 pikë secila, gjë që nuk e ndryshon situatën e tyre me Milanin që mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, 3 më shumë se Juventusi që vijon të jetë në vendin e katërt por duke ndjerë pas Comon dhe Romën me nga 61 pikë secila
Top Channel