Tifozët e futbollit në qytetin Manchester po gëzojnë këtë sezon për rezultatet e skuadrave më të mëdha të qytetit, pasi me të gjitha gjasat, mes City dhe United do të vendoset titulli në Angli.

Por dy ekipet e Premier League, falë nisjeve fantastike në Champions League janë në vendin e parë në renditjen e UEFA-s për klubet.

“Citizens” e “Red Devils” janë në kuotën e 11.614 pikëve, para spanjollëve të Barcelonës, 3 skuadrat që kompletojnë podiumin e më të mirëve këtë sezon në futbollin kontinental. Ndërkohë, në klasifikimin e përgjithshëm që analizon rezultatet e 5 viteve të fundit, gjithçka mbetet e pandryshuar në vendet e para.

Reali i Madridit vazhdon të komandojë bindshëm mbi të tjerët, duke lënë në vendin e dytë Atleticon e Madridit dhe të tretën Barcelonën, një dominim spanjoll i dukshëm në cilindo kompeticion të UEFA-s.

Në pritje të sfidave të tjera europiane, Spanja është e para në renditjen e Federatave europiane, para Anglisë, ndërsa Italia kompleton treshen e më të mirëve, me më pak se një pikë më shumë sesa Gjermania.

Top Channel