Instituti i Statistikave ka njoftuar se në tremujorin e parë të vitit 2017 janë realizuar 213 shfaqje kulturore në të gjithë vendin, duke shënuar një rënie me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i spektatorëve ka pësuar gjithashtu rënie me 14% për të njëjtën periudhë kohore, duke bërë që në total, numri i tyre për periudhën Janar-Mars 2017 të kalojë vetëm për pak shifrën e 43 mijë vizitorëve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Teatrin Kombëtar (TKOB) numri i shfaqjeve për 3 muajt e parë të vitit 2016 ishte 38, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2017, dy më pak. Ndërkohë numri i spektatorëve ka rënë nga 14 mijë në 12 mijë.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dha 40 shfaqje në 3 muajt e parë të vitit 2016, e vetëm 12 në 3 muajt e parë të këtij viti, kjo për shkak edhe të nisjes së rikonstruksionit të kësaj godine. Numri i spektatorëve në këtë institucion kulturor, nga 10.500 në 2016-n ka rënë në 7.800 këtë vit.

Edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve numri i vizitorëve ka rënë ndjeshëm, nga 5.000 në tremujorin e parë të 2016-s, në 1.000 vizitorë në tremujorin e parë të 2017-s.

Top Channel