Reus jashtë ekipit të Gjermanisë, Loew bën zgjedhjen

31/05/2016 00:00

Joachim Loew bën zgjedhjen përfundimtare të 23 futbollistëve që do të marrë me vete në Euro 2016.

Ajo që të bën përshtypje në listën e përpiluar nga trajneri i skuadrës kampione të botës është mungesa e Marco Reus, ndërkohë që janë lënë jashtë ekipi edhe Karim Bellarabi, Julian Brandt dhe Sebastian Rudy.

Sipas Loew, arsyeja që Reus nuk u përfshi mes 23 futbollistëve që do të luajnë në evropian, ishte gjendja e tij fizike.

“Lënia jashtë ekipi e Reus ishte një vendim i vështirë për mua”, tha Loew në një konferencë për shtyp. “Nëse ai do të ishte në formën më optimale do të ishte një vlerë e madhe e shtuar në skuadrën tonë. Unë i falenderoj të 4 lojtarët e lënë jashtë ekipi për punën dhe përkushtimin gjatë këtyre ditëve të grumbullimit. Shpresoj që ata ta lënë mënjanë këtë zhgënjim. Nuk ishte një vendim kundër 4 lojtarëve, por një zgjedhje e 23 futbollistëve”, tha trajneri gjerman.

Gjermania ndodhet në Grupin C të Euro 2016 së bashku me Irlandën e Veriut, Poloninë dhe Ukrainën.

Lista përfundimtare e Gjermanisë

Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Bernt Leno (Bayer Leverkusen).

Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Emre Can (Liverpool), Jonas Hector (FC Köln), Benedikt Höwedes (Schalke), Mats Hummels (Dortmund/Munich), Shkodran Mustafi (Valencia), Antonio Rüdiger (AS Roma).

Mesfushorë: Julian Draxler (VfL Wolfsburg), Mario Götze (Borussia Dortmund), Sami Khedira (Juventus), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Özil (Arsenal), Leroy Sané (Schalke), Andre Schürrle (VfL Wolfsburg), Bastian Schweinsteiger (Manchester United), Julian Weigl (Borussia Dortmund).

Sulmues: Mario Gomez (Fiorentina), Thomas Müller (Bayern Munich), Lukas Podolski (Galatasaray).

Top Channel