Luftëtari shpallet kampion i Kategorisë së Parë, mposht me 11-metërsha Korabin

19/05/2016 00:00

Luftëtari fitoi titullin kampion në Kategorinë e Parë, pasi mundi me 11-metërsha ekipin e Korabit. Të dy skuadrat janë kualifikuar për në Superiore dhe ndeshja e sotme u luajt për të përcaktuar ekipin kampion në Kategorinë e Parë.

Koha e rregullt e ndeshjes mes Korabit dhe Luftëtarit përfundoi me rezultatin 0-0 dhe ekipet shkuan në kohët shtesë, por edhe aty nuk pati gola dhe ekipet ndanë gjithçka nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje u ekzekutuan 24 penallti. Pas 11-metërshave të parë, ekipet ishin sërish në barazim 5-5. Rezultati i barabartë qëndroi edhe pas ekzekutimit të dhjetë penalltive të tjera. Kjo bëri që futbollistët të gjuanin nga e para 11-metërshat.

Ai që përcaktoi fatin e këtij takimi ishte futbollisti Mziu. Ky i fundit humbi penalltinë e dytë të tij në këtë takim, duke çuar lojtarët e Luftëtarit në festë.

Top Channel