U mposht nga Atletico Madrid në fund, Chivu: Fola me skuadrën, është një humbje që djeg…
Partizani nuk arrin te perfundoje me sukses kete sezon duke rene nje kategori me poshte ne Kategorine I.
Skuadra me me shume trofe ne Shqiperi u mund nga Kastrioti ne ndeshjen play out te zhvilluar sot ne “Niko Dovana” te Durresit. Goli i vetem i takimit u shenua ne minuten e 44-t te pjeses se pare nga krutani Prela pas nje devijimi ne aferzi te portes se kuqe.
Me kete humbje ka marre fund rrugetimi i suksesshem i skuadres se Duros ne fazen e dyte dhe te trete te Superliges ku ata munden edhe disa prej ekipeve me te forta. Ndeshja e sotme eshte karakterizuar edhe nga tension ne fushe ku presidenti i Partizanit, Albert Xhani ka zbritur ne tapetin e gjelber duke sulmnuar fizikisht gjyqtarin anesor Arjan Mali, pasi ky i fundit anuloi nje gol.
Takimi i dyte nga do caktohet edhe skuadra tjeter qe do vazhdoje aventuren ne Superlige, do luhet neser ne oren 16:30 ne stadiumin “Qemal Stafa” mes Bylisit dhe Gramozit.
Top Channel