E shtunë, 23 Mars 2024
17:42
Gjendet trupi i pajetë i një 77-vjeçari në bregun e lumit Buna, dyshohet se është mbytur duke…

Një 77-vjeçar, banues në Dajç, ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër, pasi dyshohet se ka rrëshqitur në lumin Buna teksa po hidhte mbeturinat.

17:29
Barcelona “piketon” futbollistin e Napolit, Laporta dhe agjenti pranojnë negociatat

Barcelona është në kërkim të një futbollisti që të luajë para mbrojtjes dhe i preferuari i katalanëve duket se është sllovaku i Napolit, Stanislav Lobotka.

17:25
Një nga destinacionet më të pavlerësuara evropiane i njohur si ‘Amsterdami ekonomik’, disa minuta larg tij (fotot)

Për të gjithë amatorët e turizmit të fundjavave në Amsterdam por që nuk duan të detyrohen të hyjnë në borxhe për ta vizituar, një tjetër destinacion po aq zbavitës e intrigues rekomandohet, ku gjenden përsëri kanalet ujore qytetare, kafenetë dhe detajet historike.

17:24
Iu gjetën 17 kg marijuanë në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik, ja ku e kishte fshehur drogën

Një 30 vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik, pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kg marijuanë.

17:08
Nën hetim nga SPAK, reagon kryebashkiaku i Rrogozhinës: Edhe familjarët e mi po baltosen me akuza të rënda, do përdor çdo armë ligjore për t’u mbrojtur

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion zgjedhor dhe së fundmi për ‘pastrim parash’, ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në facebook.

17:01
“Isha e shokuar, pashë një dalje dhe e ndoqa”, asistentja e grupit të rrokut që do performonte në Moskë rrëfen çfarë dëgjoi para sulmit në koncert

Eva, një asistente e kërcimtarëve mbështetës të grupit “Picnic” që do të performonin mbrëmë në sallën e koncertit në Moskë, ishte në prapaskenë kur ndodhi sulmi terrorist.

16:54
Zgjedhjet në Senegal mbeten ‘në hije’ prej dhunës e vdekjeve në protesta (fotot)

Senegali shkon nesër në zgjedhje pas disa javë kaosi e dhunë që po dëmtojnë demokracinë në një prej vendeve që konsiderohej si më i qëndrueshmi në Afrikë.

16:52
VIDEO/ Si në kohërat e vjetra, Zidane sjell nostalgji me klasin e tij në ndeshjen mes legjendave të “galaktikëve” dhe Portos

Francezi Zinedine Zidane, edhe pse tashmë 51 vjeç duket se ende i ka disa “trike” të vjetra të futbollit që nuk i harron lehtë.

16:33
Masakra me qindra të vrarë në Moskë, ISIS publikon foton: Këta janë luftëtarët tanë që kryen sulmin

Shteti islamik ISIS, ka reaguar sërish për sulmin terrorist të mbrëmjes së djeshme (22 mars) në një sallë koncerti në Moskë ku njerëz të armatosur vranë 143 persona dhe plagosën 100 të tjerë, 16 prej tyre në gjendje të rëndë.

16:19
Ish-pronari i rrjetit të dyqaneve gjendet i vdekur një ditë pasi i kërkuan të paguante $20,000,000

Ish-pronari i rrjetit ndërkombëtar të dyqaneve Poundland e Steinhoff, është gjetur i vdekur, një ditë pasi mori gjobën 20 milionë dollarë në një prej skandaleve të fundit financiare në Afrikën e Jugut, njoftojnë mediat vendase.

16:18
Presidenti Begaj takim me homologun malazez, diskutime për qëndrueshmërinë në Ballkan dhe përshpejtimin e procesit të anëtasrësimit në BE

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot në takim pune me homologun e tij malazez Jakov Milatoviç.

16:09
Do të largohet nga Inter? Mesfushori turk shuan të gjitha dyshimet me deklaratën e fundit

Hakan Calhanoglu shikon më pranë titullin me Interin, me mesfushorin që deklaroi që nga grumbullimi me kombëtaren turke, “Na duhet edhe pak, por kemi ende ndeshje të rëndësishme, do të mendojmë në kohën e duhur. Nëse do të kishte një shije të vecantë ta siguronim titullin me Milanin e vendit të dytë? Jo , unë jam i qetë ashtu si gjithë skuadra dhe mendojmë vetëm për veten tonë”.

15:57
Shakaja mizore $400 ndaj picerisë, kthehet në akt të rrallë dashamirësie (fotot)

Një individ që bëri një porosi gjigante në një restorant picash dhe më pas u zhduk duke lënë aty ushqimin, bëri që stafi ta kthente aktin e tij dashakeq në një mënyrë ndihme për familjet lokale në nevojë.

15:55
Zgjoheni në mëngjes dhe ndizni direkt një cigare? Ja nga çfarë sëmundje po vuani

Pavarësisht rrezikut të shtuar për shëndetin e tyre, duhanpirësit me Sëmundjen Kronike Obstruktive të Mushkërive (SPOK), janë ata që kanë nevojë të pinë një cigare në mëngjes sapo hap sytë, sipas një studimi të studiuesve grekë nga Spitali i Përgjithshëm i Selanikut “G. Papanicolaou”, Qendra Shëndetësore Evosmos, Universiteti i Mançesterit dhe Universiteti Aristoteli.

15:54
Izraeli: Kemi eliminuar 170 persona të armatosur gjatë bastisjes së spitalit në Gazë

Forcat izraelite që luftojnë në Gazë kanë vrarë më shumë se 170 persona të armatosur gjatë bastisjes disaditore në spitalin kryesor, tha ushtria të shtunën.

15:45
Miqësoret e mbrëmjes! Luhen sonte Gjermani-Francë dhe Angli-Brazil

Dy gjigantë të skenës europiane të futbollit do të përballen mbrëmjen e sotme.

15:35
Rusia e akuzon për sulmin terrorist, Ukraina reagon sërish: Gënjeshtër, ne luftojmë me pushtuesit, jo me…

Ukraina ka mohuar sërish çdo përfshirje në sulmin e mbrëmshëm pranë Moskës.

15:27
Sulmi, goditje e rëndë për Putinin-Analistët: Injoroi paralajmërimet e Perëndimit

Nga atentatet e viteve 99` në Rusi, tek viktimat e Teatrit Dubrovka, Vladimir Putin e farkëtoi ngjitjen e tij në pushtet me fasadën e garantuesit të sigurisë.

15:26
Momentet kur ‘konflikti’ mes elefantëve të paradës shpërndan në panik njerëzit në festivalin fetar në Indi (fotot)

Pamje shokuese janë regjistruar së fundmi të çasteve kur dy elefantë gjigantë nisën të përlesheshin, duke bërë që njerëzit të vraponin për jetën e tyre në një festival fetar në Indi.

15:14
Sherr në një karburant në Durrës, dy persona rrahin punëtorin! Përfundojnë në komisariat

Një sherr ka ndodhur rreth orës 13:45 në një karburant në Durrës në lagjen nr.17.

15:05
Përse ISIS-i goditi Rusinë? BBC: Një degë e veçantë, “inate” me Putinin!

Përse ISIS-i goditi Rusinë? BBC: Një degë e veçantë, “inate” me Putinin!

14:54
VIDEO/ Publikohet marrja në pyetje e një terroristi që vrau dhe plagosi qindra njerëz në Moskë: Më premtuan…

Shërbimi rus i sigurisë FSB ka raportuar se ka arrestuar katër autorë të dyshuar pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë.

14:43
Nga Besllani tek Crocus City Hall, masakrat që “shkundën” nga themelet Rusinë!

Nga 1999-ta e këtej, një sërë sulmesh terroriste, sidomos me prapavijë çeçene, kanë tronditur Federatën ruse. Mbrëmjen e 8 shtatorit të atij viti, një bombë shpërthen e shkatërron një godinë 9 katëshe në lagjen Piciatniki, në periferi të Moskës.

14:27
Senati “shpëton” qeverinë amerikane! Votim i minutës së fundi, shmanget mbyllja

Senati amerikan e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme dramën e përsëritur të pragmbylljes së qeverisë amerikane, duke e shmangur atë falë dritës jeshile të dhënë një pakete shpenzimesh në vlerën e 1.2 trilion dollarëve .

14:22
FOTO/ Kush është Ervis Shkurta, efektivi i policisë që ndihmonte shokët e tij të shisnin kokainën

Personi që shihni në foto është efektivi i Forcave Operacionale Ervis Shkurta, i cili ndihmonte shokët e tij të shisnin kokainën.

14:14
Sot presidencialët në Sllovaki, vendi “zgjedh” mes Kievit e Moskës!

Sllovakët i janë drejtuar sot qendrave të votimit për zgjedhjet kyçe presidenciale në të cilat vënë përballë njëri-tjetrit kampin pro Moskës dhe atë pro Kievit, në vendin e pllakosur nga pozicionime të ndryshme mbi luftën në Ukrainën fqinje.

14:01
2024-ta, raporti i Standard and Poor`s: Bota, sfida të njëjta dhe rreziqe të reja!

Disa sfida mbeten, e atyre u shtohen edhe rreziqe të reja: raporti i fundit i agjencisë së vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” flet për një mjedis me ndryshime përherë e më të shpejta, duke nisur që me shpërthimin e pandemisë globale COVID-19, që krijoi dinamika të reja e i detyron pjesëmarrësit e tregut financiar t`i përshtatin strategjitë e tyre me situatat në zhvillim.

13:51
“Terroristët tentuan të arratiseshin drejt Ukrainës”, masakra në Moskë, reagon Putin: Armiqtë tanë nuk do na ndajnë

Natën e kaluar, persona të armatosur hapën zjarr mbi turmat në një sallë koncertesh në Krasnogorsk në rajonin e Moskës, duke vrarë të paktën 143 persona dhe duke plagosur më shumë se 100.

13:42
Analiza e CNN/ Zbulimi i kancerit të Kate e fut familjen mbretërore në trazira të reja

Princesha e Uellsit, Kate Middelton ka zbuluar së fundmi se ajo vuan nga kanceri.

13:29
Masakra në Moskë, dëshmitarja okulare: Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që kemi kaluar

Jashtë bashkisë së qytetit të Crocus, BBC ka kontaktuar me një grua, Margarita, e cila thotë se ndoqi koncertin rock në Moskë të premten në mbrëmje me burrin e saj.

13:23
Thellohet bilanci, shkon në mbi 143 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë, çfarë dihet deri tani

Të paktën 143 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten një koncert rock në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.

13:16
U përplas me një makinë, nën hetim një 14-vjeçar në Korçë! Udhëtonte me një motomjet pa leje drejtimi

Një 14-vjeçar është vënë nën hetim për shkak të një aksidenti në Korçë.

13:12
Në dijeni të kokainës, si i ndihmonte shokët e tij efektivi i “Operacionales”, zbulohet mesazhi dhe lëvizja që e nxori zbuluar

Efektivi i “Operacionales” Ervis Shkurta i cili u ndalua sot nga AMP, ka pasur dijeni për kokainën e kapur dy ditë më parë në mjetin e tre të rinjve në Tiranë, Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni.

13:05
Aksident në Lezhë, makina përplas një person me biçikletë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:50 në aksin rrugor “Laç-Patok”.

13:00
“Dybala është i artë”, ish-menaxheri i Romës: Nëse e shesin, ta harrojnë se e kthejnë sërish!

E ardhmja e Paulo Dybalës te Roma është në pikëpyetje.

12:48
EMRI/ Ndihmonte shokët e tij për sigurimin dhe shitjen e kokainës, AMP ndalon efektivin e Forcave Operacionale, zbardhen detajet

Oficeri i Forcave Operacionale Ervis Shkurta përfundoi në prangat e AMP si bashkëpunëtor me furnizuesit e kokainës, që po ndiqeshin nga antidroga dhe që gjatë ndërhyrjes u plagos njëri nga të dyshuarit.

12:46
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Gjirokastër për të ardhmen e Parkut të Vjosës

Në Gjirokastër 24 ekspertë ndërkombëtarë të fushave të teknologjisë, industrisë së fluturime , arkitektë dhe profesionistë të dizajnit të mendimit së bashku me 12 trajnerë lokalë dhe rreth 70 studentë e nxënës kanë punuar së bashku brenda programit Impact Week për të sjellë ide inovative dhe zgjidhje për katër çështje themelore që përcaktojnë të ardhmen e rajonit jugor sidomos hapësirës përreth Parkut Kombëtar të Vjosës

12:37
Kisha e Marmiroit në Orikum e pabanueshme! Mungon infrastruktura, ankohen banorët

Mungesa e infrastrukturës dhe vëmendjes institucionale kanë bërë që kisha e Marmiroit në Orikum të humbasë vlerat.

12:37
Sylvinho i zhgënjyer: Pas ndeshjes me Suedinë do mendojmë për listën e lojtarëve në europian

Nuk ka qenë një humbje si ajo e para me Poloninë, në eliminatoret e Europianin, kjo me Kilin.

12:32
“Ai ishte aq i pështirë”, Megi Pojani tregon historinë personale të ngacmimit seksual: Ishte një pronar…

Në episodin e radhës, ‘MeKast’, nga Megi Pojani dhe dy motrat e saj, një nga temat që është trajtuar ka qenë ajo e ngacmimit seksual.

12:27
“Darka e fundit me apostujt”, besimtarët në Nenshat të Vaut të Dejës krijojnë skenën bliblike

Në Nenshat të Vaut të Dejës, Jezus Krishti po ndan darken e fundit me apostujt e tij.

12:25
Veliaj bashkëbisedim me ekselentët e shkollave “Partizani” dhe “Besnik Sykja”: Jeni një fitore për qytetin

Në një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të shkollave “Partizani” dhe “Besnik Sykja”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tha të rinjve se gjëja më e rëndësishme për të ecur përpara dhe për t’u bërë qytetarë të mirë është bashkëpunimi me njëri-tjetrin.

12:24
Tragjedia e madhe greke, “Elektra” e Sofokliut, ‘flet’ shqip këtë fundjavë në Lezhë

Tragjedia e madhe greke, “Elektra” e Sofokliut, ka folur shqip këtë fundjavë në Lezhë.

12:20
Business Matching, eventi në Emiratet e Bashkuara Arabe, prezantohet edhe Lori Caffe

Është zhvilluar me sukses eventi i parë i bashkëpunimit të bizneseve njohur me termin ndërkombëtar si “Business Matching” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

12:17
EMRAT/ Policia aksion në Shkodër, dy të arrestuar, detajet

Policia e Shkodrës ka finalizuar pas një pune të mirëfilltë hetimore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për goditjen e tentativave për sigurimin e farave të cannabisit, me qëllim kultivimin.

12:13
Jahti luksoz me helikopter në bord, ankorohet në portin e Vlorës për furnizime

Një jaht superluksoz me helikopter në bord u ankorua këtë mëngjes në portin e Vlorës.

12:06
Shuhet Jorgo Papingjit, sot i jepet lamtumira ‘Mjeshtrit të Madh’

Sot i jepet lamtumira e fundit ‘Mjeshtrit të Madh’, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 kanë nisur homazhet në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar.

12:05
FOTO/ Masakra e Moskës, qindra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të plagosurit! 16 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Moskë, qindra njerëz janë rreshtuan të shtunën në mëngjes për të dhuruar gjak dhe plazma pas sulmit të së premtes në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Krasnogorsk, në periferi perëndimore të kryeqytetit rus.

11:56
Tragjedi në futbollin amerikano-latin, arresti kardiak i merr jetën 24-vjeçarit

Tragjedi për klubin e divizionit të parë në Bolivi, Real Santa Cruz.

11:54
Breshëria e plumbave mbi biznesin në Shijak dhe plagosja e 36-vjeçarit, zbardhet ngjarja, pranga pronarit, dy në kërkim

Pronari 27-vjeçar i biznesit në Shijak ku të premten ndodhi një shkëmbim zjarri, gjatë të cilit u plagos një 36-vjeçar, u arrestua nga policia nën akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

11:41
Njihuni me qytetin më të nxehtë në botë, ku temperaturat arrijnë në 50°C dhe zogjtë bien nga qielli

Ekziston një vend, ku ka qytetin më të nxehtë, saqë zogjtë mund të shihen duke rënë të vdekur nga qielli, madje ka edhe ajër të kondicionuar jashtë në rrugë.

11:30
Akuzohet për financim të ISIS, SPAK mbyll hetimet për Muhamet Manollarin, çështja i kalon GJKKO

SPAK dorëzoi të pandehur në gjykatë një shtetas që akuzohet se financoi terrorizmin duke dërguar para tek i ati, i cili në 2013 ishte larguar drejt Sirisë për të luftuar përkrah ISIS.

11:11
E pazakontë! Burri ankohej nga dhimbja, mjekët i gjejnë në stomak një ngjalë të gjallë 30 centimetra

Një 34-vjeçar shkon në spital për shkak të dhimbjeve të forta që ndjente në bark. Kirurgët u habitën kur zbuluan se në stomakun e tij jetonte një ngjalë 30 cm.

11:06
Sulmi në Moskë me mbi 115 viktima, reagon FSB: Terroristët kishin kontakte me Ukrainën

Sulmuesit të cilët u arrestuan në rajonin e Bryansk më herët këtë mëngjes “kishin ndërmend të kalonin në Ukrainë” dhe kishin “kontakte me palën ukrainase”, ka pretenduar shërbimi i inteligjencës ruse.

10:57
I përfundon kontrata në vitin 2025, Juventus pas yllit të Manchester United

Është periudhë reflektimi te drejtuesit e Juventus.

10:36
“Ule kokën poshtë jorganit, puçi-puçi”, Ledjona i kthehet keq, Ilnisa e fton t’i bashkohet me Meritonin në krevat: O ordinere, s’jam si ty

Ledjona dhe Ilnisa janë përfshirë në një sherr në orët e vona të natës, kur ishin gati të flinin gjumë.

10:26
Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Durrës

Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”, për të parandaluar një rast vjedhjeje.

10:22
Ndryshon për herë të parë vlerësimi për ekonominë shqiptare, “Standard&Poor’s” e kalon në “BB-”

Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2024, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit. Ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e qëndrueshmërisë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.

10:21
Rama me të rinjtë sipërmarrës: Do të ulim tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë paga më të larta si punonjës

Në prag të çeljes së sezonit turistik, kryeministri kishte ftuar në Podcastin e tij një grup të rinjsh që shërbejnë në sektorin e agroturizmit, të cilëve iu bëri me dije edhe planin që qeveria ka për ta.

10:19
“Listat e hapura korruptojnë fushatën!” Deputetit i PS-së: Kandidatët do shqyejnë njerëzit…

I ftuar në “Breaking” ka qenë deputeti i PS-së Petro Koçi i cili shprehet është kundër listave të hapura sepse kjo do “infektonte fushatën zgjedhore”.

10:06
Inteligjenca artificiale premton të parashikojë përmbytjet deri në një javë para se ato të ndodhin!

Inteligjenca Artificiale (Al) po bën bujë me zbulimet dhe aftësitë mbresëlënëse të saj.

09:45
“E mori gruaja në telefon dhe…”, eskorta tregon eksperiencat me shqiptarët: Pjesa dërrmuese beqarë, më të mirë të martuarit! Pse zgjedhin seksin me para

Në një intervistë ekskluzive me Megi Pojanin në “MeKast”, në Top Channel, një 23-vjeçare tregon eksperiencën e saj si eskortë në Shqipëri. Ajo ka rrëfyer pa doreza çdo gjë për jetën e saj dhe sesi e nisi këtë punë, teksa tregoi se fiton nga 4 mijë deri në 9 mijë euro në muaj.

09:37
Masakra në Moskë, Kremlini: Kemi kapur 11 terroristët që shkaktuan këtë tragjedi

Autoritetet e Moskës kanë arrestuar 11 persona, 4 prej të cilëve morën pjesë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në koncertin “Crocus” , sipas informacionit të dhënë nga kreu i FSB në Kremlin dhe riprodhuar nga RIA Novosti.

09:19
Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gruaja gjendet pa jetë në lumin e fshatit Mborje

Një e moshuar nga Korça është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Mborje, ndërsa një ditë më parë ishte larguar nga banesa.

09:18
WhatsApp vjen me një funksion të ri për përdoruesit e versionit beta!

WhatsApp duket se ka nxjerrë një sërë përditësimesh në ditët e fundit për përdoruesit e versionit beta.

09:09
Maignan mund të “sakrifikohet”/ Milan gjen zëvendësuesin te Monza, por duhet të garojë me Interin dhe Juven

Milan ka nisur nga puna për skuadrën e sezonit të ardhshme dhe një nga “pikëpyetjet” kryesore të “kuqezinjve” mbetet porta.

09:02
“Fitoj 9 mijë euro në muaj, por edhe 30 mijë”, rrëfimi shokues i eskortës 23-vjeçare në Tiranë: Klientët kërkojnë…

Ajo është 23 vjeçe dhe prej disa kohësh jeton në Shqipëri. Puna e saj është eskortë, dhe në këtë mënyrë fiton, në rastin më të keq 4 ose 5 mijë euro, dhe në rastin më të mirë, fiton 8-9 mijë euro.

08:39
Thellohet tragjedia, mes viktimave nga sulmi terrorist në Moskë raportohen edhe disa fëmijë

Tre fëmijë janë në mesin e personave të vrarë në sulmin terrorist në një sallë koncertesh në  periferi të Moskës mbrëmjen e djeshme, ndërsa pesë janë plagosur, raporton RIA.

08:07
Kura me tetë kokrra trëndafil të egër për shëndetin e gjithë organizmit

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore. Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë. AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë të vjetër popullore me përbërës trëndafilin e egër.

07:57
Sulmi në Moskë, më i rëndi në 20 vitet e fundit në Rusi. Ende asnjë reagim nga Vladimir Putin

Të paktën 60 persona mbetën të vdekur pas sulmit të tmerrshëm terrorist që ndodhi në Crocus City Hall, një sallë gjigande ku mbahen koncerte, në periferi të Moskës.

07:50
Aksident i frikshëm në Teksas/ Betoniera përplaset kokë më kokë me autobusin e shkollës, 2 viktima dhe rreth 40 të plagosur, disa në gjendje të rëndë

Dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik në një autostradë në Teksas.

07:10
Parashikimi i motit për këtë të shtunë, me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore

06:00
VIDEO me pamje të rënda/ 30-vjeçari në Korçë futet në një servis për t’i shpëtuar dhunës, 4 persona e masakrojnë me shkopinj bejsbolli, askush nuk ndërhyn

Këto janë pamjet e rënda nga dhunimi që i është bërë ditën e stome një 30-vjeçari në Korçë, nga katër persona.

05:55
DINAMIKA/ “Mollë sherri”, një vajzë! Si nisi përplasja mes 30-vjeçarit dhe pronarëve të biznesit në Shijak, breshëria e plumbave plagosi mikun e tyre

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Xhafzotaj të Shijakut. Autor i dyshuar është identifikuar si Arbër Hoxha, 30 vjeç.

E premte, 22 Mars 2024
23:03
Arti në zi! Shuhet në moshën 74-vjeçare tenori Gjergj Sulioti

Artisti i njohur, tenori Gjergj Sulioti ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Gjergji Sulioti u lind në Korçë në 29 gusht 1950 në një familje me tradita në kulturën muzikore.

22:54
Masakra me mbi 115 të vrarë dhe 100 të plagosur në Moskë, ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist që tronditi Moskën mbrëmjen e sotme ku në një sallë koncerti disa persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr duke vrarë 115 persona dhe plagosur 100 të tjerë.

22:48
Tension te Atalanta e Gjimshitit, lufta Rusi-Ukrainë përçan lojtarët

Tension i lartë te Atalanta, skuadra ku luan kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Ruslan Malinovski, ish-futbollist i kësaj skuadre, që luan tashmë me Xhenoan, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të klubit zikaltër për golin e rusit Aleksei Mirançuk me kombëtaren e tij.

22:40
Kili ul me “këmbë në tokë” Shqipërinë, kuqezinjtë humbin pas 8 ndeshjesh! Ndëshkohen me 3 gola

Një ndeshje për t’u harruar ishte ajo e mbrëmjes së sotme për kuqezinjtë e Sylvinhos të cilët humbën me rezultatin 3-0 përballë Kilit.

22:39
“Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo” së shpejti në DigitAlb…

Festa ka filluar në DigitAlb!

22:37
FOTOT/ Sulmi me mbi 115 viktima në një sallë koncertesh pranë Moskës, pamjet nga vendi i ngjarjes

Të paktën 115 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë autoritetet ruse.

22:16
Deklaratat e Kurtit për ushtrinë serbe në kufi me Kosovën, reagon Vuçiç: Nuk po përgatitemi për luftë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten vonë se Serbia “nuk është duke u përgatitur për luftë” me Kosovën, pas pretendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shteti serb e dërgoi ushtrinë e vet “disa metra” afër kufirit me vendin fqinj të enjten.

22:09
Ambasada amerikane në Moskë: Jemi të tronditur nga sulmi, fatkeqësisht jemi të kufizuar…

Ambasada amerikane në Moskë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se është “tronditur” nga sulmi dhe duke shprehur “ngushëllime të sinqerta” për popullin rus.

22:01
Ekskluzive/ Zbulohet drafti, zyrë e posaçme në Policinë e Shtetit për të gjurmuar asetet e dyshimta të politikanëve

Ministria e brendshme dhe Policia e Shtetit kërkojnë hapjen e një drejtorie të posaçme, e cila do të gjurmojë dhe identifikojë të ardhurat, pasuritë dhe çdo përfitim tjetër pasuror që krijohet nga krimi dhe korrupsioni.

21:54
Masakra në Rusi me 115 të vrarë, reagon BE: Jemi tronditur! Dënojmë çdo sulm kundër civilëve

Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin terrorist që tronditi Rusinë mbrëmjen e sotme ku një grup personash hapën zjarr ndaj qytetarëve që po ndiqnin një koncert.

21:47
Kate u diagnostikua me kancer, Princi Harry dhe Meghan: I urojmë shërim të shpejtë

Princi Harry dhe Meghan i kanë dërguar urimet e tyre Kate, Princeshës së Uellsit, pasi ajo njoftoi diagnozën me kancer.

21:40
“Do t’i përgjigjemi vdekjes me vdekje”, Medvedev për sulmin me 115 të vrarë në Moskë: Nëse ukrainasit janë të përfshirë, do t’i shkatërrojmë

Presienti rus Vladimir Putin është informuar në kohë reale për sulmin terrorist të mbrëmjes së sotme që la të vdekur 115 persona dhe plagosi 100 të tjerë në një sallë koncerti në Moskë.

21:29
Britanikja njihet me francezin ‘tërheqës’ në trenin e La Mansh, ja çfarë ndodhi mes tyre … (fotot)

Saphia nuk preferon të udhëtojë me avion. Ajo është një studiuese e klimës dhe thotë se puna e saj i kërkon një qëndrim etik ndaj fluturimit.

21:27
Eksploziv makinës së shqiptarit në Berlin, deklarata e policisë gjermane: Dyshohet se…

Makina e parkuar një shqiptari ka shpërthyer gjatë natës së shkuar në Berlin.

21:05
Fiks Fare/ Shtëpia përfshihet nga flakët, 14 pjesëtarë të një familje në Kukur të Gramshit mbeten në qiell të hapur

14 pjesëtarë të familjes Meçi në fshatin Kukur të Gramshit kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarri ka arritur të dëmtojë gjithë orenditë shtëpiake, po ashtu nga flakët muret e shtëpisë kanë rënë të gjitha.

20:55
Dhuna e bandave në Haiti, gati gjysma e papullsisë përballet me mungesa ushqimore

Pothuajse gjysma e popullsisë në Haiti po përballet me vështirësi për t’u ushqyer ndërsa lufta mes bandave po shtrihet në mbarë vendin, në disa rajone njerëzit janë në prag të përballjes me urinë, thanë të premten organizatat ndërkombëtare.

20:47
Ukraina reagon për sulmin me 115 të vrarë dhe 100 të plagosur në Moskë: Provokim i Putin! Po kryen të njëjtat krime ndaj qytetarëve rusë

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës teksa reagoi për sulmin me 115 të vrarë në Moskë, e cilësoi ngjarjen si një “provokim nga Putin”.

20:45
Princesha Kate deklaroi se ishte e prekur me kancer, Shtëpia e Bardhë shpreh keqardhjen

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas daljes së video-mesazhit të Princeshës Kate Middleton, e cila tregonte se vuante nga kanceri.

20:41
VIDEO/ Blindohet Vlora! FNSH ‘skanon’ makinat luksoze me xhama të zinj! Dyshohet për…

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur një pikë kontrolli në zonën e Skelës në Vlorë.

20:38
Kate me kancer, Mbreti Charles krenar me princeshën: Guximi i saj…

Mbreti Charles III ka reaguar pas publikimit të sëmundjes së nuses së djalit të tij William, Kate Middleton.

20:37
Shqipëri-Kili, Zabaleta para ndeshjes: Japim maksimumin në fushë, ja pse Sylvinho zgjodhi këtë formacion

Pablo Zabaleta, ndihmës i Sylvinhos, foli në lidhje direkte nga stadiumi “Tardini” për emisionin kuqezi. Argjentinasi e sheh Kilin si një kundërshtar që ngjason shumë me skuadrat evropiane.

20:33
Sulmi me 115 të vdekur në Moskë, si e paralajmëroi dy javë më parë ambasada amerikane

115 viktima besohet të ketë shkaktuar një sulm në një sallë koncertesh në Krasnogorsk, pranë Moskës.

20:23
Sulmi terrorist me 115 të vrarë në Moskë/ 6200 persona në sallë po ndiqnin koncertin e grupit të muzikës rrok

Mbi 6200 persona mendohet të kenë qenë në sallën e koncerteve në Moskë kur ndodhi sulmi me armë që shkaktoi 115 të vrarë dhe 100 të plagosur.

20:09
Diagnostikimi i Princeshës Kate me kancer, reagon kryeministri britanik Rishi Sunak: Duhet t’i ofrohet privatësia

Kryeministri Rishi Sunak ka reaguar për lajmin e diagnostikimit të Cate Middleton me kancer.

20:08
Sulmi terrorist me 115 të vrarë në Rusi, reagon SHBA: Amerikanët në Moskë, të shmangin grumbullimet e mëdha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin e ndodhur në një sallë koncerti në Moskë të Rusisë, ku si pasojë e të shtënave me armë raportohet të jenë vrarë 115 persona dhe 100 të tjerë janë plagosur.

20:05
Ura e Kukësit, unike në Ballkan/ Drejt përfundimit investimi 35 milionë euro i Kastrati Group

Ura e Kukësit ka nisur punimet para tre vitesh e tashmë është drejt përfundimit, me parashikimin për të qenë gati për përdoruesit e mjeteve gjatë sezonit turistik veror.