Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy automjete, dy të plagosur

08/08/2024 13:28

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M. K. është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. P.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi K. P. dhe një pasagjer në automjetin e këtij shtetasi, të cilët po marrin mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel