Dy persona kanë rënë në pranga pasi i vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti në Sheshin “Skënderbej”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 pas një kallëzimi të depozituar nga një turist, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur me dhunë dy aparate celulare, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.
Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal.
Dy të arrestuarit dyshohet se, te sheshi “Skënderbej” i kanë vjedhur dy aparate celulare shtetasit D. C., 43 vjeç.
Top Channel