Emrat/ Zhvasnin qytetarët në Durrës për parkim me pagesë në një hapësirë publike, në pranga dy persona

08/08/2024 09:54

Dy persona u arrestuan në Durrës për zhvatje të qytetarëve në një vendparkim pa pagesë.

Ata u arrestuan për përfitim të paligjshëm në një vendparkim të përcaktuar nga bashkia si pa pagesë në lagjen 1 të qytetit.  Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kanë goditur një tjetër rast të zhvatjes së qytetarëve.

Ali Muço, 32 vjeç, dhe Mariglen Gruda, 34 vjeç, banues në Durrës, u kapën në flagrancë duke kërkuar para nga qytetarët për të parkuar automjetet e tyre në një hapësirë publike ku parkimi ishte pa pagesë.

Procedurat për rastin i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Gjatë sezonit të verës, kur numri i automjeteve në qarkullim rritet, fenomeni është shtuar ndjeshëm jo vetëm në vendparkimet publike të qytetit, por edhe në zonat e plazhit.

Ndërkohë këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë ngritur padi në gjykatën administrative ndaj Bashkisë Durrës dhe Këshillit Bashkiak për vendimin e kthimit të rrugëve dhe shesheve kryesore të Durrësit dhe rrugës së plazhit në hapësira parkimi me pagesë nga vjeshta e këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA