Bashkia e Fierit tashmë ka një stacion të ri zjarrëfikës, i cili është financuar nga qeveria e Polonisë.
Ky stacion është ndërtuar sipas standardeve të BE, i cili ka 5 grazhde ku mund të parkohen 10 makina zjarrëfikëse, një dhomë trajnimi, kullën stërvitore si dhe dhoma për shërbimet 24 orëshe të zjarrfikëseve ku nuk mungojnë ambientet gatimit dhe të lavanderisë.
Gjithashtu zjarrëfikëset e Fierit janë pajisur edhe me uniforma të reja zjarrduruese të cilat janë të domosdoshme për heronjtë e heshtur në ditët kur ata luftojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Stina e verës për zjarrfikëset është sezoni i flakëve të mëdha, ku zjarri herë shkaktohet nga banorët e zonë për çeljen e kullotave të reja, e herë zjarri ndizet si shkak i temperaturave të lara, për ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha, kjo situata është problematike e si pasojë në këtë sektor është i domosdoshëm investimi për të përmirësuar shërbimin e zjarrfikës.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të situatës kritike të zjarreve në vendin tonë gjatë dy muajve të fundit, ku forcat operacionale të mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri janë përfshirë në më shumë se 1500 ndërhyrje në të gjithë vendin. Dëmet në pyje dhe kullota janë të konsiderueshme, por kemi mundur të sigurojmë jetën e qytetarëve tanë. Intensiteti i lartë i këtyre ndërhyrjeve dëshmon se sa jetik dhe i domosdoshëm është ky shërbim, por në të njëjtën kohë sa i rëndësishëm është fuqizimi dhe modernizimi i tij për të ngritur këtë shërbim në një nivel tjetër dhe në standardet e Bashkimit Europian”, tha Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm.
Ky stacion i ri zjarrfikës jo vetëm përmirëson kapacitetet operacionale të shërbimeve zjarrfikëse në Fier, por gjithashtu forcon sigurinë dhe mbrojtjen e komuniteteve që ai shërben.
Top Channel