Aksident i rëndë në Dhërmi/ Shoferi hidhet nga kamioni pasi nuk i funksiononin frenat, përplas tre makina

08/08/2024 12:16

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Dhërmiut pasditen e djeshme, ku një kamion ka përplasur tre makina.

Shoferi i kamionit është hedhur nga mjeti, si pasojë e mosfunksionimit të frenave. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti janë shkaktuar gjithashtu dëme të shumta materiale.

Top Channel