E hënë, 10 Korrik 2023
18:22
Emrat/ Presidenti Begaj miraton për momentin vetëm 5 nga 11 kandidatura për ambasador

President Bajram Begaj ka preferuar të mos dekretojë en-block të gjithë të propozuarit nga kryeministri Edi Rama për ambasadorë.

18:11
Ish-mjeku famëkeq, i dënuar për abuzim seksual të gjimnasteve, sulmohet në burg

Ish-mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry Nassar i cili u dënua për abuzim seksual të gjimnasteve femra, është goditur me thikë nga një tjetër i burgosur në burg ku po kryen dënimin. Ai ishte në gjendje të qëndrueshme të hënën, raportuan mediat amerikane.

17:55
Ndalohet marinsi amerikan pas gjetjes së 14-vjeçarjes së zhdukur në bazën ushtarake të Pendleton (fotot)

Një marins i ushtrisë së SHBA është arrestuar pasi një vajzë 14 vjeçare e shpallur e zhdukur është gjetur në bazën e Pendleton në San Diego, familjarët e së cilës thonë se mbahej si skllave seksi dhe se ishte përdhunuar nga ushtaraku.

17:53
Erdogan zbarkon në Lituani, pritet të zhvillojë takimet në samitin e NATO-s

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Lituani, për të zhvilluar takimet e samitit të NATO-s, fillimisht dypalësh me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, u cili po ashtu tashmë ka mbërritur në Vilnius.

17:47
Arben Ahmetaj në arrati për t’i shpëtuar drejtësisë? Karamuço zbardh detaje: Sipas dy burimeve…

Menjëherë pas kërkesës që Prokuroria e Posaçme i bëri Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Arben Ahmetajt, si person nën akuzë për korrupsion, në media po qarkullon një informacion se ish-ministri është arratisur nga Shqipëria.

17:37
Pse nuk duhet të ecni në shkallët lëvizëse, ç’duhet të bëni kur ato ndalojnë?!

Ndodheni në një qendër tregtare për të bërë blerjet e radhës dhe ju duhet të përdorni shkallët lëvizëse, por ato papritur ndalojnë.

17:35
Evropa “përvëlohet”, në Afrikë të Jugut bie dëborë pas një dekade

Ndërsa shumë vende të botës po përballen me valë të të nxehtit, njerëzit e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johannesburg janë zgjuar të mrekulluar nga dëbora.

17:24
Sudani pranë luftës civile teksa sulmi ajror vret 22 njerëz, paralajmëron OKB (fotot)

Konflikti i rëndë mes ushtrisë dhe forcave të organizuara anti-qeveritare ka treguar mungesë konsiderate për jetën dhe përplasjet vijojnë në disa rajone të vendit.

17:23
Biden viziton Britaninë përpara samitit të NATO-s, takohet me Sunak dhe Mbretin Charles

Presidenti Joe Biden u takua me kryeministrin Rishi Sunak pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, ku nuk arritën të binin dakord për vendimin e SHBA-së për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë.

17:13
Samiti i Vilnusit/ Ukraina, planet për mbrojtjen, anëtarësimi i Suedisë, në krye te agjendës së NATO-s

Sulmi rus ndaj Ukrainës do të jetë në krye të agjendës të takimit që Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë me udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, më 11 dhe 12 korrik në Vilnus të Lituanisë.

17:07
Fabrika e miellit/ Të tjera çështje kundër Arben Ahmetajt, ç’ndodhi gjatë vizitës në SPAK?

Një tjetër çështje pritet të ngrihet kundër ish zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

17:02
Frut apo perime? Domatja në krizë identiteti, ja si qëndron e vërteta

Një nga prodhimet më të shijshme bujqësore të verës është domatja. Ato shkëlqejnë në tezgat e shitësve ambulantë dhe të supermarketeve  por edhe në kuzhinë krah perimeve më të freskëta të stinës.

16:58
Fansat nuk arrijnë të llogarisin sa ‘fytyra të famshme’ ka në foton e darkës së aktores Kristen Bell (fotot)

Mes pjesëmarrësve janë aktorët Jennifer Aniston, Courteney Cox e prezantuesi Jimmy Fallon.

16:48
Duka: Në shtator vendoset 80% e kualifikimit, finalja jonë ndaj Çekisë

Pas triumfit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, shanset e Kombëtares Shqiptare për një vend në Euro 2024 janë rritur ndjeshëm, teksa vendimtare do të jenë dy ndeshjet e muajit shtator.

16:44
Fotolajm/ Forcat ukrainase hapin zjarr ndaj trupave ruse në Bakhmut

Forcat ukrainase vijojnë ofensivën kundrejt trupave ruse, duke shtrënguar lakun rreth qytetit të Bakhmutit, ndërsa bëjnë përparime në lindje dhe jug.

16:32
Eksperti i teknologjisë tregon se kur duhet të ndërprisni menjëherë një telefonatë nga numra të panjohur (fotot)

Dr Klaus Schenk, kreu i sigurisë kibernetike i kompanisë Verimatrix, ka dhënë disa këshilla dhe “sinjale paralajmëruese” që tregojnë se diçka nuk shkon me një telefonatë nga numra të panjohur.

16:26
“Dhimbja nuk ndalet, kujtesa s’zhduket”, Duda Balje vishet me simbolin e masakrës së Srebrenicës

Seanca e Kuvendit të Kosovës këtë të hënë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

16:25
I dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër një personi, i cili dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale të “krimit të luftës kundër popullsisë civile”.

16:23
Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit urinar

Infeksionet e traktit urinar janë shumë të zakonshme. Një analizë e vitit 2022 zbuloi se në vitin 2019, më shumë se 404.6 milionë njerëz në mbarë botën kishin kaluar një infeksion të tillë.

16:18
Specialja rrëzon kërkesën e prokurorisë për pranimin e dëshmisë me shkrim

Trupi gjykues në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të pranuar dëshminë e dëshmitarit me kodin 4746 në formë të shkruar.

16:15
Super ofertë nga Arabia për Milinkovic-Savic, Lotito gati të thotë “Po”

Sergej Milinkovic-Savic është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite.

16:00
Pesë shtëpi të grabitura, arrestohet 42-vjeçari në Durrës (Emri)

Një 42-vjeçar, autor i dyshuar i grabitjes së katër shtëpive në Durrës, është vënë në pranga.

15:54
Koreja e Veriut kërcënon me rrëzimin e avionëve amerikanë

Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë shkelur hapësirën e saj ajrore duke kryer fluturime vëzhguese.

15:41
Kanabisi mjekësor/ Nis diskutimi në Kuvend, opozita e kundërshton

Legalizimi i kanabisit mjekësor është kundërshtuar fort nga dy ish-ministrat e Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Tritan Shehu në Komisionin e Shëndetësisë, duke e konsideruar projektligjin të dyshimtë që Ministra e Shëndetësisë kërkon ta miratojë me shpejtësi brenda 10 ditëve në seancën e fundit plenare për të legalizuar drogën në Shqipëri.

15:31
Tirana gati për Europën/ Luajnë të enjten përballë Dinamo Batum në Air Albania

Pas dy javësh fazë përgatitore në Ohër, ku ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, skuadra nënkampione e vendit Tirana i është rikthyer stërvitjes përgatitore për ndeshjen e parë europiane që do të luaj në shtëpi përballë skuadrës gjeorgjane të Dinamo Batumit, e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të kupës Conference League.

15:31
Gurorja e Borizanës shkatërron shtëpitë e fshatit/ Prokuroria nis hetimet për dy procedime penale

Prokuroria ka nisur hetimet për dy procedime penale ne lidhje me çështjen e gurores së Borizanës, e cila shkatërronte shtëpitë e fshatit me shpërthimet.

15:30
Stuhia e reshjeve vret gruan, kthen rrugët në ‘lumenj’ në verilindje të SHBA (fotot)

Miliona banorë në verilindje të Shteteve të Bashkuara janë vënë sot nën alarm përmbytjesh pasi reshje të rënda të papritura kanë goditur shtetet e New York, Vermont, Massachusetts e Maine.

15:26
I nxehti në Kosovë/ Rekomandime për vapën e pazakontë

Temperaturat e larta pritet të mbizotërojnë edhe në Kosovë.

15:17
Grumbullimi i grurit/ Bujqit e Durrësit kërkojnë zgjidhje

Në përgjigje të thirrjes së qeverisë për të mbjellë grurë dhe ulur pasojat e çmimit të lartë të tij në tregjet ndërkombëtare pas luftës në Ukrainë, shumë fermerë në Durrës morën me qira dhe mbollën sipërfaqe të mëdha toke me grurë, por sot po përballen me kostot e larta të kultivimit, rendiment të ulët dhe çmim nën kosto.

15:15
Taulant Balla Ministër i Brendshëm/ Presidenti Begaj dekreton propozimin e Ramës

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Taulant ballës Minmistër të Brendshëm.

15:07
Kërcënohen të dhunuarit nga Rrajat, bëjnë sërish padi/ Dy vëllezërit e deputetit dhe i biri ende në kërkim

Kur kanë kaluar 5 ditë nga dhuna barbare ndaj 2 prej banorëve të Borizanës që pasi u bë publike në media solli reagime të forta nga riorganizim të policisë vendor deri tek lënia e mandatit të deputetit të partisë socialiste Rrahman Rraja e shkarkimit të ministrit të brendshëm Bledar Çuçi, familja Maja nuk ka gjetur ende qetësi.

15:00
Studim: Fitnesit kardio-respirator ul rrezikun e kancerit tek meshkujt

Sipas një studimi nga Shkolla Suedeze e Shkencave të Sportit dhe Shëndetit, të publikuar në JAMA Network Open, përcaktuesit për reduktimin e rrezikut të malinjitetit tek meshkujt duket se janë nivelet e fitnesit kardio-respirator.

14:42
Akuzat për Arben Ahmetajn/ Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie

Pasi e shënjestroi nëntë muaj më parë për inceneratorin e Elbasanit, për Arben Ahmetaj SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion.

14:40
Mediat franceze: Prigozhin është në Moskë, u takua me Putinin në Kremlin!

Vendndodhja e kreut të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ka qenë burim spekulimesh që nga grusht shteti i tij i ndërprerë në qershor.

14:36
Biden takon krerët shtetërorë britanikë para samitit të NATO-s

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se miqësia me Britaninë është “e fortë” gjatë qëndrimit të hënën në Londër, para samitit të NATO-s ku pritet që Perëndimi të shfaqë vendosmërinë për të ndihmuar Ukrainën.

14:26
Shkaktoi aksident pasi ngiste motorin në gjendje të dehur dhe pa leje, arrestohet 48-vjeçari në Sarandë 

Një 48-vjeçar është arrestuar pasi shkaktoi një aksident duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

14:25
Emërimi i Ballës si Ministër i Brendshëm/ Rama i dorëzon propozimin Presidentit Begaj

Kryeministria i dorëzoi sot Presidentit Bajram Begaj propozimin për emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm

14:22
PDK kërkon zgjedhje të reja në Kosovë: Të shpërbëhet Kuvendi!

PDK-ja e kaloi në një tjetër fazë rezistencën në Kuvendin e Kosovës ndaj qeverisë, duke kërkuar veprime konkrete kundër ekzekutivit të Albin Kurtit.

14:15
Foto/ Dua Lipa guxon në premierën e filmit “Barbie”, shfaqet me një fustan rrjetë të tejdukshëm

Dua Lipa u duk magjepsëse në premierën e mbushur me yje të filmit Barbie në Los Angeles të dielën. 

14:10
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Këshilli i Mandateve mblidhet nesër

Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e martë, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, mbi ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

14:03
Në Vilë- Bashtovë, aty ku flamujt sinjalizues konfuzojnë pushuesit

Një flamur jeshil dhe një tjetër i verdhë, është kjo pamja një ditë pas tragjedisë në plazhin Vilë-Bashtovë, aty ku u mbytën babai bashkë me 2 djemtë e tij të mitur.

14:02
Video/ Shtëpia u përfshi nga flakët, momenti kur nëna e dëshpëruar hedh foshnjën nga kati i katërt

Një nënë e dëshpëruar u detyrua të hidhte fëmijën e saj nga kati i katërt i një pallati, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

13:49
Kërkesa e SPAK për Ahmetajn, Berisha: Të tregojë ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se Edi Rama ka imponuar ish-ministrin e Financave të firmosë lidhur me aferën e inceneratorëve.

13:45
Këshillat që Barack Obama i dha vajzës së tij të madhe për përparimin dhe suksesin

Barack Obama asnjëherë nuk e ka fshehur se sa shumë i do dy vajzat e tyre, ndërsa shpesh flet për bisedat që bën me to.

13:38
Dhuna barbare në Borizanë nga fisi Rraja, policia jep informacion zyrtar

Policia e Shtetit ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Borizanë të Krujës, ku tre anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy persona.

13:37
Domate në stomak bosh: 10 gjërat që ndodhin kur e filloni ditën me lëng domate

Pirja e lëngut të domates me stomakun bosh mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën.

13:33
Kremlini: Putini dhe Prigozhini janë takuar pesë ditë pas kryengritjes

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin u takua me Yevgeny Prigozhin, kreun e grupit privat mercenar Wagner, më 29 qershor, vetëm pesë ditë pasi grupi kishte marshuar në 200 kilometra larg Moskës në një kryengritjeje të shkurtë.

13:29
Zënka dhe probleme, ja se si do të ndikojë Marsi në Virgjëreshë për tre shenja të horoskopit

Marsi, planeti i veprimit, seksualitetit dhe tensionit, do të jetë në Virgjëreshë nga sot deri më 27 gusht.

13:22
Foto/ Kjo është skulptura më e madhe e shpendëve në botë!

Me skulpturën më të madhe të shpendëve në botë, Qendra e Aventurave Jatayu në Chadayamangalam në Kollam, Kerala, janë parqe tematike të një lloji të bazuar në epikën indiane, Ramayana.

13:20
Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje në kujtim të gjenocidit në Srebrenicë

Më 10 korrik, seanca e Kuvendit të Kosovës filloi me një minutë heshtje, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje dhe Hercegovinë.

13:15
Të huajt në Marshin e Paqes: Njerëzit duan njohjen e gjenocidit, jo hakmarrje

Ubaidi, nga Pakistani, dhe Amina, nga Bosnje e Hercegovina, u takuan në vitin 2021, në Marshin e Paqes.

13:13
Threads thyen rekorde/ Arrin 100 milion përdorues, bëhet aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave

“Twitteri i Meta-s”, aplikacioni i ri Threads , po thyen rekorde pasi arriti 100 milionë përdorues në më pak se një javë pas lançimit të tij, duke u bërë aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave.

13:07
Casemiro: Messi vulosi një epokë, kush e do futbollin e admiron kampionin e botës

Ish-mesfushori i Real Madrid, Casemiro ka folur së fundmi për Leo Messin, duke thurur lëvdata të ish-kapitenit të Barcelonës.

13:03
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Basha: Drejtësia duhet të shkojë deri në fund të hetimeve për inceneratorët

Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetajt.

12:58
Drogë gati për shitje dhe armë, arrestohen në flagrancë dy 23-vjeçarë në Tropojë

Dy të rinj janë arrestuar në fshatin Sopot të Tropojës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

12:50
Erdogani vë kushte: Fusni Turqinë në BE që të lejojmë Suedinë në NATO!

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan sqaroi publikisht kushtin që parlamenti i vendit të tij të miratojë aplikimin e Suedisë për bashkim me aleancën ushtarake të NATO-s:

12:40
Shpëtimi në det, ekspertët tregojnë si të mbijetoni në rast rreziku

Në orarin e drekës deti është më i rrezikshëm ndërsa plazhisti duhet të ruhet nga rrymat detare, të cilat në detin Adriatik e lodhin notarin. 

12:38
Shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor/ 32 shoferë nën hetim gjatë një javë në kryeqytet! Mbi 2 700 gjoba

Gjatë një jave në Tiranë janë nën hetim 32 shoferë, disa prej tyre të arrestaur dhe disa në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

12:38
Oferta “faraonike” nuk e bind, Pogba kalon fundjavën në Arabi për të parë nga afër kushtet

Paul Pogba ka kaluar një fundjavë në Arabinë Saudite dhe jo për pushime apo për plazh, por për të parë nga afër situatën te Al-Ittihad.

12:28
Kiara Tito në Top/ Moderatorja: Emocione të punoj në shtëpinë time të parë mediatike

Kiara Tito rikthehet në Top Channel pas suksesit të bujshëm në Big Brother Vip.

12:27
Nuk iu bind policisë për heqjen e muzikës, nën hetim administratori i një lokali në Sarandë

Administratori i një lokali në Sarandë po procedohet në gjendje të lirë, për vendosjen e muzikës së lartë jashtë orarit të lejuar.

12:17
Leonardo: Mbappe nuk është një lojtar i madh, PSG mund ta fitojë Championsin pa të

Ish-drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka folur së fundmi për Kylian Mbappe dhe nuk është shprehur aspak “ëmbël” për sulmuesin.

12:11
Rreth 47,000 ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë, thotë hulumtimi i pavarur

Sipas analizës së parë statistikore të pavarur, rreth 47,000 burra rusë kanë vdekur në luftën në Ukrainë, e cila filloi në shkurt të vitit 2022.

12:07
Duka analizon “Europianin” e kuqezinjëve dhe klubet tona në Europë

Në përfundim të ndeshjeve eliminatore të kampionatit europian, ku kuqezinjtë arritën dy fitore dhe ndodhen aktualisht në vendin e dytë në grup dhe në prag të nisjes së fushatës europiane të klubeve shqiptare presidenti i FSHF Armand Duka ka dhënë përshtypjet e tij, duke e filluar me kombëtaren e cila në shtator ka ndeshjet vendimtare deri diku përballë Polonisë dhe Cekisë.

12:05
Vërshon uji, ‘shkulen kodrat’ në Japoni/ Përmbytje apokaliptike në jugperëndim!

Shirat të rrëmbyer kanë goditur rajonet jugperëndimore të Japonisë, duke shkaktuar përmbytje masive e rrëshqitje të mëdha toke.

11:54
Emrat/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër! Furgoni përplas motorin, humb jetën 78-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.

11:48
Sheh Kristin në Bodrum, reagimi i Keisit nuk duhet humbur/ Jori Delli: I duket vetja si Zot

I ftuari special në emisionin “Kepi i Vip-ave”, i xhiruar në Bodrum, ka qenë Krist Dragot i cili shkaktoi habi tek personazhet e tjerë.

11:41
Zbardhet dosja/ Si ndodhi atentati në Fushë-Krujë ku u vra kunati i Gentian Bejtjas, autorët u larguan në këmbë

Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore për atentatin e ndodhur në Fushë Krujë më 4 korrik, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

11:31
Jori Delli flet për marrëdhënien me Noizy-n: Ndonjëherë flasim, më ka dërguar disa…

Gjatë një dreke me Gerti Koxhin në emisionin “Kepi i Vipave”, Jori Delli është pyetur për marrëdhënien që ka me reperin e njohur Noizy.

11:27
Ofertë nga Arabia, Inzaghi ndërpret menjëherë pushimet

Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për të ardhmen profesionale të Filippo Inzaghit.

11:22
Ra nga kati i dytë, ndërron jetë 68-vjeçarja në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë.

11:17
Bëri xhirimet e filmit gjatë garës së Formula 1 në fundjavë, dalin fotot e Brad Pitt

Brad Pitt po përgatitet për filmin e tij të ri që është frymëzuar nga Formula 1 ‘Apex’.

11:05
SPAK njoftim zyrtar për Arben Ahmetajn: Kërkojmë autorizim për arrestim dhe kontroll në banesë

Pas kërkesës për arrestim, përmes një njoftimi zyrtar, SPAK rendit akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin e Financave dhe ish-zv,kryeministri, Arben Ahmetaj.

11:03
Aksident tek Kthesa e Patosit/ Kamioni përplaset me makinën, shoferi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa e Patosit”një autot gazi është përplasur me një automjet tip “Toyota”.

11:02
Momenti i frikshëm! Rrëmbyesi tërheq zvarrë vajzën 12-vjeçare brenda një valixhe, e trajton si skllave seksi

Ky është momenti pikëllues kur një pedofil u kap nga kamerat e sigurisë duke tërhequr zvarrë një valixhe në të cilën kishte futur një vajzë 12 vjeç.

10:52
Video/ Pas Bebe Rexhës edhe Harry Styles plagoset në sy! Një spektator i hedh një objekt gjatë koncertit

Harry Styles ishte viktimë e një “modeli” të shtuar në mënyrë alarmante në koncerte me anëtarët e audiencës që hidhnin sende mbi këngëtarët në një koncert që ai dha në Vjenë, Austri të shtunën mbrëma.

10:39
Arben Ahmetaj drejt arrestimit! SPAK kërkon heqjen e imunitetit si deputet nën akuzë për korrupsion

Postieri i SPAK përpara mbarimit të orarit zyrtar të premten, depozitoi në kryesinë e Kuvendit këtë kërkesë për marrje autorizimi nga kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit të banesës së deputetit Arben Ahmetaj.

10:37
Iheanacho largohet nga Leicester, sulmuesi pranë klubit të Premier League

Rrëzimi nga Premier League në Championship solli shumë ndryshime te skuadra e Leicester City-t.

10:31
Gjirokastër/ U kap duke transportuar kundrejt pagesës 13 emigrantë të paligjshëm, në pranga 19-vjeçari

Një 19-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

10:26
Një transgjinore 22-vjeçare fiton “Miss Universe Holandë 2023”

Një transgjinore 22-vjeç ka fituar “Miss Universe Holanda 2023”.

10:21
Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, lihet në burg Valter Bami! Shfaqet i buzëqeshur në Gjykatë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Valter Bamin, i arrestuar për armëmbajtje pa leje pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

10:12
Temperaturat e larta, Bashkia u vjen në ndihmë qytetarëve. Vendos stacione freskie

Në këto temperatura të larta, Bashkia e Tiranës ju ka ardhur në ndihmë qytetarëve të saj.

10:05
Babai humbi jetën me dy djemtë, policia arreston administratorin e plazhit të Vilë-Bashtovës

Pas tragjedisë që ndodhi mesditën e djeshme në plazhin e Vilë-Bashtovës ku u mbytën babai bashkë me 2 djemtë e tij të mitur, policia ka arrestuar sot Pëllumb Nikën, administrator në pjesën e plazhit.

10:05
Prindërit mbyllin foshnjën në makinë në mes të vapës për të bërë shëtitje në park, shokohen policët

Një foshnjë në Chania, Greqi është gjetur nga kalimtarët e mbyllur në një makinë, e cila po qante vazhdimisht.

10:04
Shkodër/ Ndërruan jetë burrë e grua në një aksident me motor, arrestohet drejtuesi i autobusit

Drejtuesi i autobusit i cili përplasi me pasojë vdekjen një çift bashkëshortërsh në aksin Koplik-Shkodër, është arrestuar.

09:58
Foto/ Surprizon Margot Robbie! Në premierën e filmit Barbie, zgjedh të rikrijojë kukullën e viteve 60′

Pasi veshi ngjyrën rozë për disa premiera, e nominuarja për Oskar, Margot Robbie zgjodhi të zezën jo shumë të zakonshme për të mahnitur premierën botërore të mbushur me yje të mbajtur në Shrine Auditorium dhe Expo Hall në qendër të Los Anxhelosit të dielën.

09:50
Çfarë ndodh kur pini ujë me fara qimnonit me stomakun bosh

Ka shumë erëza që mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj që kanë përparësi të shkëlqyera shëndetësore.

09:40
Chelsea lë Vlahovic në pritje, ende nuk ka nisur bisedimet me Juventus

Dusan Vlahovic mund të të largohet nga Juventus, me “bardhezinjtë” që janë në pritje të kontakteve të drejtpërdrejta nga klubet e interesuara.

09:28
Mirziyoyev fiton lehtësisht mandatin e tretë si president i Uzbekistanit

Shavkat Mirziyoev u rizgjodh lehtësisht për një mandat të tretë si president i Uzbekistanit më 9 korrik, në një rezultat të pritshëm.

09:18
Shirat e dendur godasin shtetet indiane, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë vdekur në tre ditë në veri të Indisë pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje të mëdha.

09:15
Guindo largohet përsëri nga Shqipëria, sulmuesi transferohet në Izrael

Saliou Guindo transferohet në Izrael.

09:15
Zhduket varka me 200 emigrantë në ishujt Kanarie, në bord kishte një numër të madh të fëmijëve

Ekipet e shpëtimit spanjollë po kërkojnë në ujërat e ishujve Kanarie për një varkë që mbante të paktën 200 emigrantë afrikanë, të cilët u zhdukën më shumë se një javë më parë.

09:07
Lautaro apo Barrella, kush do jetë lideri i ri i “zikaltërve”?

Pas lamtumirës së Marcelo Brozovic, Milan Skriniar dhe Danilo D’Ambrosio dhe lamtumirës shumë të mundshme të Samir Handanovic te Interi duhet të zgjidhet një kapiten i ri.

09:00
Goditje me thikë në kopshtin e fëmijëve në Kinë, gjashtë të vdekur

Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës.

08:57
Gerrard: Së shpejti kampionati i Arabisë Saudite do të jetë një nga më të mirët në botë

“Liga Saudite mund të bëhet një nga kampionatet më të mira në botë”-ose të patën kështu thotë Steven Gerrard, trajneri i ri i Al-Ettifaq.

08:54
Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës

Ukraina shpreson të ketë një dritë jeshile në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë për kërkesën e saj të anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake të globit.

08:48
Escobar: Krizë po nuk u pranua plani i BE-së, njerëzit të ikin nga rruga në veri!

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi, Gabriel Escobar kujtoi në një intervistë për Televizionin e Kroacisë, HRT, tre hapat e thjeshtë siç i përshkroi ai që Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur për uljen e tensioneve në veri.

08:46
Një gazetare nga Ukraina strehohet në Kosovë

Programit “Journalists in Residence – Kosovo”, i është bashkuar gazetarja e radhës nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko.

08:40
“BE-ja, tigër prej letre”, Gërvalla përballet me rrebesh kritikash

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla reagoi përmes një postimi në Facebook ndaj rrebeshit të kritikave që pasuan deklaratën e bërë prej saj në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ku tha se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Europë.

08:33
Largimet nga PSG-ja, rrezikohet e ardhmja e Kimpembe

Presnel Kimpembe mund t’i thotë lamtumirë Paris Saint-Germain.