Video/ Pas Bebe Rexhës edhe Harry Styles plagoset në sy! Një spektator i hedh një objekt gjatë koncertit

10/07/2023 10:52

Harry Styles ishte viktimë e një “modeli” të shtuar në mënyrë alarmante në koncerte me anëtarët e audiencës që hidhnin sende mbi këngëtarët në një koncert që ai dha në Vjenë, Austri të shtunën mbrëma.

Këngëtari 29-vjeçar është goditur me një objekt të panjohur në sy.

Siç shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale, Styles është goditur teksa po ecte në skenë, duke e bërë atë të përkulet nga dhimbja.

Shikoni videon:

“Pse vazhdojnë ta bëjnë këtë, pagujnë para për të qenë në vendet e para për ta bërë këtë. Është shumë e lodhshme”, ka komentuar një përdorues në Twitter. “Kjo ‘kulturë’ e hedhjes së gjërave do të ‘vrasë’ koncertet dhe festivalet duke i bërë më të shtrenjta dhe më të mbyllura”, shkruante një e dytë. “Unë sinqerisht nuk e kuptoj pse po hedhin objekte, aq më pak pse po synojnë fytyrën,” komentoi një përdorues i tretë i Twitter.

Kujtohet se incidente të ngjashme janë regjistruar javët e fundit në koncertet e Bebe Rexhës dhe Drake, ku Adele ka arritur deri aty sa të “kërcënojë” spektatorët për të mos e përfshirë emrin e saj në këtë listë të veçantë.

Top Channel