Fansat nuk arrijnë të llogarisin sa ‘fytyra të famshme’ ka në foton e darkës së aktores Kristen Bell (fotot)

10/07/2023 16:58

Mes pjesëmarrësve janë aktorët Jennifer Aniston, Courteney Cox e prezantuesi Jimmy Fallon.

Por shumë prej dashamirësve nuk arrinin të llogarisnin numrin e emrave të njohur që merrnin pjesë, në foton e shpërndarë nga aktorja e serialit ‘The Good Place’, Kristen Bell.

42 vjeçarja postoi një seri fotosh të bëra në darkën e saj në Idaho më 7 korrik.

Në tavolinën e madhe të darkës duket se përfshiheshin Jennifer Aniston dhe ish-kolegia e saj në serialin ‘Friends’ Courteney Cox, bashkëshorti i Bell, Dax Shepard, aktorët e filmit Severance, Adam Scott, John Mulaney e Olivia Munn.

Mes tyre ishte gjithashtu prezantuesi i programit amerikan ‘The Tonight Show’ , Jimmy Fallon, gazetarja e CNN, Jake Tapper dhe aktori i filmit UnREAL, Shiri Appleby.

“Nuk vendos dot ku do ta dëshiroja karrigen time këtu, mes Aniston e Bateman apo mes Scott e Mulaney?” shkruante me shaka një përdorues.

“Duke kontrolluar karriget njëra pas tjetrës kalova gjysmë ore,” shkruante një tjetër.

“Imagjino të jesh në një aeroport të vogël në Idaho kur shikon që mbërrijnë të gjithë këta emra,” shkruante një tjetër.

FOTO GALERI
1/3
Shumë prej dashamirësve nuk arrinin të llogarisnin numrin e emrave të njohur që merrnin pjesë, në foton e shpërndarë nga aktorja e serialit ‘The Good Place’, Kristen Bell.

Top Channel