Casemiro: Messi vulosi një epokë, kush e do futbollin e admiron kampionin e botës

10/07/2023 13:07

Ish-mesfushori i Real Madrid, Casemiro ka folur së fundmi për Leo Messin, duke thurur lëvdata të ish-kapitenit të Barcelonës.

Sipas lojtarit të Manchester United, argjentinasi vulosi një epokë.

“Ai nënshkroi një epokë, nuk mund të mohohet. Ai ka qenë gjithmonë një rival, kur kam luajtur kundër Barçës, apo kundër Argjentinës. Nuk kishte asnjë shans për të shpëtuar ndaj tij. Ata që e duan futbollin nuk është e mundur të mos e pëlqejnë Messin. Është i admirueshëm.”-tha Casemiro./SuperSport

Top Channel