Oferta “faraonike” nuk e bind, Pogba kalon fundjavën në Arabi për të parë nga afër kushtet

10/07/2023 12:38

Paul Pogba ka kaluar një fundjavë në Arabinë Saudite dhe jo për pushime apo për plazh, por për të parë nga afër situatën te Al-Ittihad.

Sipas raportimeve të medieve italiane, francezi udhëtoi drejt Lindjes së Mesme për të analizuar nga afër vendin ku pritet të jetë e ardhmja e tij.

Pogba mbërriti pasditen e së premtes në Jeddah, vend ku ndodhet Al-Ittihad, pjesë e së cilit tashmë janë Karim Benzema dhe N’Golo Kante, ndërsa takoi drejtuesit e klubit si dhe pa kushtet, pasi francezi dëshiroi që të sigurohet për vendin.

Megjithatë për momentin pavarësisht ofertës “faraonike” prej 100 milionë euro për tre vite, lojtari nuk duket shumë i bindur. /Supersport

Top Channel