Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e martë, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, mbi ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Mbledhja e thirrur nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla pritet të mbahet nesër në orën 16:00. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura me qëllim, respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor.

Ish-ministri Ahmetaj mund të vijë e të flasë duke e kundërshtuar, ose heq dorë nga mandati dhe thjesht këshilli certifikon kërkesën e SPAK.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa e SPAK është për vendosjen e masën së sigurisë dhe për të ushtruar kontroll në shtëpinë e deputetit.

Top Channel