E diel, 07 Prill 2024
15:03
Pakti i PS me Rithemelimin në Kuvend rikthen debatin e nxehtë për ligjin e spiunëve të sigurimit! Zbulohen pr.ligjet me 84 vota që do negociohen

Dy vite pas betejës në komisionet parlamentare se kush janë ish spiunët e sigurimit të shtetit në funksione publike, politika pritet ti japë fund këtij debati.

14:57
“Gati të arrijmë marrëveshje për lirimin e pengjeve”, Netanyahu cakton ‘kushtin’: Nuk u dorëzohemi kërkesave ekstreme të Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është gati të arrijë një marrëveshje për të siguruar lirimin e 130 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

14:42
Ilnisa zbulon 4 banorët që i sheh si finalistë të Big Brother VIP 3, ‘surpizon’ me një emër: Duhet të zbërthehet deri në fund…

Ilnisa Agolli, pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP 3, në studio me moderatoren Enxhi Nasufi në “Fan Club” ka zbuluar emrat e 4 banorëve të cilët ajo i sheh si finalistë.

14:31
Pas Dumanit edhe Prokurori i Përgjithshëm ngre problemin: Nënpunësit publikë nuk denoncojnë korrupsionin, më pak kallëzime se në 2022-in

Pas kreut të SPAK, Altin Dumani i cili gjatë raportimit të bilancit vjetor të Prokurorisë së Posaçme bëri me dije se kanë rënë kallëzimet nga nënpunësit publikë për veprat penale korruptive, të njëjtën gjë e ka raportuar edhe prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

14:14
A priste që Meritoni të linte shtëpinë pas eleminimit të saj? Ilnisa Agolli flet për herë të parë pas daljes nga BBVIP 3: Ja çfarë më ka mbetur peng

Ilnisa Agolli, një prej banoreve më të përfolura të Big Brother VIP 3, e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme pasi u eleminua në televotimin përballë Eglës dhe Meritonit, ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” me moderatoren Enxhi Nasufi ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje.

13:54
Dhunoi e kanosi bashkëshorten dhe dy djemtë, arrestohen 61 vjeçari në Devoll

Një 61 vjeçar është arrestuar nga policia në Devoll pasi ka ka dhunuar bashkëshorten dhe dy djemtë si dhe i ka kanosur.

13:45
Arsenal-i “vendos gjithçka”, Tuchel mund të mos e mbyllë sezonin me Bayern-in

Humbja kundër Heidenheim i ka trazuar shumë ujërat te Bayern Munich, me klubin bavarezë që tashmë mund të vendosë ta largojë trajnerin Thomas Tuchel para kohe.

13:30
Arrestimi i 27 personave dhe sekuestrimi i minave me telekomandë dhe armëve të zjarrit, Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, detyrë parësore e policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për operacionet e policisë në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit ku janë arrestuar 27 persona, të cilëve u janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë dhe lëndë narkotike.

13:20
Vrau qiradhënësin se i kërkoi të lironte shtëpinë, gjykata e Shkodrës dënon me 22 vite burg Lekë Vuksanin

Lekë Vuksani, autori i vrasjes së shtetasit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur në Maj të vitit 2023, është dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Shkalles se Parë në Shkodër.

13:12
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Izraeli tërheq të gjitha trupat tokësore në jug të Rripit të Gazës

Pas 4 muajsh luftimesh radhazi në zonën Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, Izraeli ka tërhequr të gjitha trupat tokësore.

13:01
PËR ALBRIN

Nga Monika STAFA

12:56
‘Na thave shpirtin e na e ndale diellin’, postimi prekës i gruas së shqiptarit që vdiq në aksidentin tragjik në Itali

Ditë më parë një aksient tragjik në Italinë veriore, i mori jetën 40 vjeçarit shqiptar nga Kosova, Hysni Qestaj banues në kantonin Vaud të Zvicrës.

12:37
I vendosi tre herë tritol mobilerisë në Durrës, 33 vjeçari i arrestuar “kyç” gojën para hetuesve! Policia dyshon se …

Alban Qira, 33 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për vendosjen e tritolit tri herë rresht brenda 5 muajve në një mobileri në Durrës, nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.

12:29
“Pranvera në Liss”/ Koncert recital në Lezhë, i riu Erlis Kuçana tërhoqi vëmendjen e publikut

Mbrëmja e të shtunës mori sërish vëmendjen e artdashësve Lezhjan, me një koncert recital i pari i këtij lloj që vjen nga pianisti 15-vjecar Erlis Kuçana.

12:25
Aksident tragjik në Itali, makina e policisë përplaset me “Range Rover”, vdesin 2 karabinierë, plagosen 4 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Campagna në Itali ku si pasojë e përplasjes së makinës së policisë me 2 makina të tjera, kanë humbur jetën 2 karabinierë të moshave 23 dhe 26 vjeç.

12:23
Studentët që nderuan Kosovën/ Dolën të tretët në konkursin me 400 universitete, juristët: Futëm Prishtinën në hartën e elitës

Në garën prestigjioze të drejtësisë “Williem C Wiz”, ku marrin pjesë rreth 400 universitete nga e gjithë bota, Universiteti i Prishtinës u rendit i treti këtë vit.

12:19
Ankthi i studentëve/ Një pjesë e përjetojnë keq largimin nga Shqipëria, psikologët: Duhen monitoruar!

Janë me mijëra të rinjtë që po studiojnë jashtë Shqipërisë.

12:16
Shqiptarët lindin më pak! Kriza demografike, sociologët bëjnë thirrje urgjente për të demotivuar emigrimin

Emigrimi i të rinjve vetëm po e thellon plagën e lindjeve.

12:15
Rama ndan pamjet nga muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë: Fundjava në destinacionin turistik të historisë politike unikale të ushtrisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë të Tiranës, duke e cilësuar si një destinacion turistik të një historie unikale të ushtrisë shqiptare.

12:09
Tkurret bujqësia! Është sektori që punëson 1/3 e vendit, sipas Bankës Botërore duhen më shumë subvencione

Ndërsa po lëngonte prej më se dhjetë vitesh, bujqësia u tkurr gjatë vitit 2023, treguan shifrat e rritjes ekonomike.

12:04
Me maskë dhe kapuç të zi, arrestohet 33 vjeçari që vendosi tritol tre herë në mobilerinë në Durrës! I dënuar më parë për drogë (EMRI)

Një 33 vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se tre ditë më parë vuri lëndë eksplozive (mina artizanale) në ambientet e jashtme të mobilerisë së një 48 vjeçari në fshatin Rrashbull.

12:01
Tirana, kryeqendra e turizmit për 3 ditë/ Takimi i Komisionit të Organizatës Botërore të Turizmit, delegacione nga 40 vende të Europës

Tirana do të kthehet në kryeqendrën e turizmit Europian përgjatë tri ditëve, pasi do të hapë dyert e saj për të mirëpritur takimin e Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit.

11:55
Tentoi të vriste me pistoletë të riun, zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet 50 vjeçari

Është zbardhur konflikti i ndodhur me dy personave ditën e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.

11:46
Peter Pellegrini i fiton zgjedhjet presidenciale në Sllovaki

Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert Fico, e ka mposhtur një kandidat properëndimor për t’u zgjedhur president i ri i Sllovakisë, duke e pasuar Zuzana Captovan.

11:37
Iu gjetën 1.3 kg kanabis në banesë, arrestohet 17 vjeçari në Korçë! Hodhi drogën nga xhami i makinës dhe tentoi t’i ikte policisë

Një 17 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kanabis.

11:20
Milan dhe Roma fitojnë me polemika/ Çerek finalistët e Ligës së Europës, atmosferë elektrizuese para derbit italian

Milani dhe Roma, dy çerekfinalistet e Ligës së Europës, e kanë mbyllur më së miri javën e 31 të Serisë A.

11:19
Sherr me shufra hekuri mes të afërmve në Kukës, plagoset një person transportohet drejt ‘Traumës’! Dy të arrestuar dhe 2 nën hetim

Një përshkallëzim i mundshëm i sherrit mes 4 personave në Kukës është parandaluar nga policia mesditën e djeshme (6 prill).

11:17
Marcelo zbulon formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur, mungojnë dy emra të mëdhenj

Marcelo, një ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë në krahun e majtë, ka habitur jo pak me formacionin më të mirë të lojtarëve me të cilët ka luajtur.

11:03
Me kanabis në banesë, e hodhi jashtë sapo hyri policia, arrestohet 25 vjeçari në Lushnjë

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje. Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Sh.Xh.

10:50
Aktori i famshëm gjendet i vdekur në një pyll, e konfirmon familja dhe policia

Cole Brings Plenty, aktori i serialit amerikan “1923” i cili u zhduk fundjavën e kaluar, u gjet i vdekur të premten në një zonë pyjore në Kansas, tha policia dhe familja e tij.

10:41
Të gjithë kundër Ekuadorit, vendet e Amerikës Latine dënojnë bastisjen në ambasadën meksikane

Të gjitha vendet e Amerikës Latine, përfshirë dhe Brazilin, shprehën mbështetje për Meksikën pas bastisjes së ndodhur në ambasadën e saj në Ekuador, ku forca të shumta policie u futën brenda ambienteve teksa ishin në kërkim të politikanit Joge Glas, të cilit autoritetet meksikane i kishte dhënë azil.

10:26
De Rossi: Asnjëherë nuk jam ndjerë më i pranishëm se në këtë derbi, di vetëm të tashmen time!

Pas fitores 1-0 ndaj Lazio-s në derbi, trajneri i Roma-s, Daniele De Rossi u shpreh se asnjëherë më parë nuk është ndjerë më i pranishëm se në këtë takim.

10:13
Parandalohet ngjarja kriminale! Mina me telekomandë dhe eksploziv të lidhur me kapsolla dentonatore nga Lura drejt Rrëshenit, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari

Një 45-vjeçar i cili po transportonte mina me telekomandë nga Lura në drejtim të Rrëshenit është arrestuar në flagrancë nga policia.

10:02
Humbja ndaj Roma-s, Tudor: Tre ndeshje në shtatë ditë janë shumë, na vjen shumë keq që nuk ia dolëm!

Për trajnerin e Lazio-s, Igor Tudor ngarkesa e ditëve të fundit është arsyeja kryesore e humbjes ndaj Roma-s në derbi.

09:50
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari në Shkodër

Një 18-vjeçar i armatosur ka rënë në prangat e policisë në Shkodër.

09:37
Zelensky ‘shtrin dorën’: Nevojiten më shumë ushtarë dhe pajisje për të ndalur ofensivën ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina duhet të përgatisë një numër të madh ushtarësh, përfshirë rezervistë, për ta ndalur ofensivën më të fundit të Rusisë në luftën tashmë mbi dyvjeçare.

09:27
Veliaj publikon projektin për parkun fundor te Bulevardi i Ri: Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme


Bulevardi i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit.

09:22
Lampardit i del emri për të drejtuar kombëtaren, britaniku mendohet për ofertën e veçantë

Frank Lampard është emri i parë në listën e drejtuesve të Federatës Kanadeze të Futbollit, për të drejtuar kombëtaren e këtij vendi.

09:17
Procesi zgjedhor në BE do të ndikojë edhe në angazhimet në Ballkan

Bashkimi Evropian ka hyrë në fazën e procesit zgjedhor, në të cilën marrin pjesë aktive edhe disa nga figurat kryesore të institucioneve të BE-së.

09:10
Ishulli italian i pushtuar nga dhitë, i ofron falas për këdo që mund t’i kapë

Ishulli i vogël dhe i largët italian i Alicudi, është shtëpia e vetëm 100 banorëve dhe… qindra dhive të egra.

08:55
Zbuloni se si do të ndikojë eklipsi i plotë diellor tek secila shenjë e zodiakut

Më 8 prill, miliona njerëz në të gjithë Amerikën e Veriut do të dëshmojnë se dita do të kthehet në natë ndërsa hëna bllokon dritën nga dielli.

08:40
Analiza e Deutsche Welle/ Lufta në Gaza vë në sprovë marrëdhëniet SHBA-Izrael

Prej dekadash, Izraeli ka qenë një aleat i ngushtë, por jo rrallë edhe i vështirë për Shtetet e Bashkuara. Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023, lufta e Izraelit në Gazë ka rritur pakënaqësinë e SHBA.

08:36
Dhjetëra mijëra izraelitë protestojnë në Tel Aviv, kërkojnë marrëveshje për pengjet në Gaza

Dhjetëra mijëra izraelitë janë mbledhur kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke kërkuar një marrëveshje për pengjet e mbajtura në Gaza.

08:25
Çfarë e lidh me Elvana Gjatën?! Surpriza që befason Emiliano Lulen në “S’e Luan Topi”

Drejtori i nxënësve që nuk shohin, Emiliano Lule ishte në një intervistë si rralëherë në “S’e Luan Topi”.

08:14
Analiza e REL/ Aksidenti me emigrantët në Shqipëri ndez polemika për trafikimin me njerëz, rreziqet dhe kërcënimet

Aksidenti rrugor në Shqipëri, ku humbën jetën 7 emigrantë pakistanezë, ktheu në vëmendje luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në këtë vend.

08:03
Benzema ankohet për shokët në Arabi: Kam nevojë për mbështetje, nuk fitohet vetëm

Karim Benzema po vuan në Arabinë Saudite me skuadrën e Al-Ittihad. Sulmuesi francez është larg statistikave që regjistronte me Realin e Madridit.

07:44
SHBA në gjendje të lartë gatishmërie pas kërcënimit të Iranit drejtuar Izraelit

SHBA në gjendje të lartë gatishmërie pas kërcënimit të Iranit drejtuar Izraelit

07:39
“Prandaj u bë xheloze Heidi”, pengu i Vesës në BBV… ja kush fiton sipas saj

Këngëtarja Vesa Smolica, ka folur në emisionin e “Se Luan Topi”, pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”, ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo.

07:21
Negociata të pritshme në Kajro, ndërsa lufta në Gaza shënon gjashtë muaj

Negociatorët amerikanë dhe izraelitë pritet të shkojnë në Kajro gjatë fundjavës në një përpjekje të ripërtërirë bisedimet për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirim pengjesh, në luftën që po shënon gjysmë viti që kur filloi.

07:10
Kthjellime dhe vranësira, por temperaturat rriten! Parashikimi i motit për këtë të diel

Vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

01:31
“Fitova dashurinë”, Ilnisa e emocionuar, si i përgjigjet dyshimeve për raportin me Meritonin

“E fitova ‘Big Brother’-in, sepse fitova dashurinë”, u shpreh Ilnisa Agolli pasi la shtëpinë.

01:03
Ilnisa largohet nga shtëpia, Meritoni shpërthen në lot

Meriton Mjekiqi shpërtheu në lot në çastin kur duhej të përshëndetej me Ilnisa Agollin, që sonte u largua përfundimisht nga shtëpia.

00:48
Të skualifikuarit/ Mes lotësh, rikthehen në lojë dy banorë

Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi rikthehen në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, si dy më të votuarit nga publiku.

00:38
“Edhe veshkën e shita për vota”/ Surprizë nga miqtë për Julin… një çantë plot me mbathje

Një surprizë për Julin solli humor dhe shumë atmosferë gjatë spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP”.

00:08
Betimi në Zot për misionin, përplasje e ashpër mes banorëve! Juli: Romeo tentoi të bëhej më katolik se Papa

Betimi në Zot nga ana e Julit se nuk kishte fshehur cigaret, kur në fakt e kishte bërë, nxiti reagime të ashpra nga banorët.

E shtunë, 06 Prill 2024
23:33
Përjetimet nga Dhoma e Bardhë/ Egla: S’jam shumë mirë! Ilnisa: Me Meritonin forcuam marrëdhënien, treguam kush jemi në të vërtetë

Këto katër ditë nuk kanë qenë të lehta për Meritonin, Ilnisën dhe Eglën, të cilët si të skualifikuar, duhej të qëndronin të izoluar në Dhomën e Bardhë.

23:09
“Romeo më i madh në moshë, por Heidi logjikon më shumë”, Juli komenton çiftin: Kanë aspekte të ndryshme formimi

Marrëdhënia e Julit dhe Heidit u komentua nga banorët e tjerë të “Big Brother VIP”, ku Juli tha se Heidi logjikon më shumë se Romeo.

22:58
“Jemi të ndryshëm”, tjetër ‘krisje’ mes Heidit dhe Romeos? Çfarë po ndodh mes çiftit

Duket se romanca mes Heidit dhe Romeos ka pësuar sërish krisje, me dy banorët e Big Brother VIP që kanë vënë në dukje ndryshimet mes tyre, një ndër to mentalitetin.

22:55
Mban titullin e njeriut më të moshuar në botë, John Tinniswood tregon sekretin e jetëgjatësisë

111-vjeçari John Tinniswood nga Britania e Madhe aktualisht mban titullin e njeriut më të moshuar në botë.

22:52
Romeo i hodhi pije energjike në dekolte, Erjola e lënduar: Ma shpif që nuk je i penduar

Një veprim i Romeos këtë pasdite, kur i hodhi Erjolës që ishte në pishinë pijen energjike 8s2 në dekolte, lëndoi moderatoren.

22:52
Aktivizimi i Brojës i sjell buzëqeshjen Sylvinhos, sulmuesi pret më shumë hapësira te Fulham

Armando Broja më në fund pa dritë në fund të tunelit.

22:47
U shpall njeriu më i vjetër në botë, britaniku ka lindur në të njëjtin vit që Titaniku është mbytur

Në moshën 111 vjeç e 224 ditë, John Alfred Tinniswood nga Anglia ka marrë zyrtarisht titullin e njeriut më të vjetër në botë.

22:23
VIDEO/ Supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Seferi shënon golin e shtatë sezonal

Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën Bani Yas.

22:11
Deklarata e papritur e Ori Nebijajt, flet për partnerin: Kam dy vite me të, por…

Opinionistja Ori Nebijaj i doli në mbrojtje Heidit gjatë diskutimit për takimin e modeles me prindërit e Romeos, pas dasmës së organizuar brenda shtëpisë.

21:58
“Takim i ftohtë me prindërit e Romeos”/ Debat në çift: Duhet të futesh në këpucët e tjetrit që…

Takimi i Heidit me prindërit e Romeos është kritikuar gjatë këtyre ditëve nga banorët e tjerë, që e kanë konsideruar të ftohtë sjelljen e banores.

21:56
Eksperimenti ushtarak që la 35 të vdekur nga përmbytjet në jug të Anglisë në 1952 (fotot)

Një artikull 22 vjeçar i të përditshmes britanike The Guardian po rishfaqet në rrjetet mediatike prej debateve për gjeo-inxhinierinë dhe nxitjen e reshjeve me teknika nga forcat ajrore, që shpeshherë nuk kanë marrë parasysh mirëqenien e banorëve ne toke, të zonave ku janë aplikuar.

21:55
“Vajzat janë xheloze për Heidin”, Arbër Hajdari analizon reagimet e banoreve: U ka marrë vëmendjen…

Dy opinionistët e Big Brother VIP thanë opinionet e tyre në lidhje me “përplasjet” që Heidi ka pasur me banoret e tjera.

21:51
71 zjarre për 12 orë në Greqi, rrezikohen banorët në Lasithi të Kretës! Banesat përfshihen nga flakët

Pas më shumë se 12 orësh dhjetëra fronte zjarri që kanë shpërthyer në Lasithi të Kretës juglindore mbeten ende eaktive.

21:37
Paketa e Sigurisë Shkolla/ Balla në Librazhd, kërkon bashkëpunimin e të rinjve kundër fenomeneve të drogës, dhunës dhe bullizmit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot shkollën e mesme “Ibrahim Muça” në qytetin e Librazhdit, ku dha mesazhe të forta për nxënësit, stafin arsimor dhe komunitetin e prindërve që të bëhen bashkë për të luftuar disa prej fenomeneve më shqetësuese, për të rinjtë, siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, dhunë online dhe ajo me bazë gjinore.

21:27
Lidi si vëllai i Heidit, misioni që prodhoi teori ‘konspirative’! Banorja e zhgënjyer: Këtë mllefin që kanë ndaj meje…

Misioni sekreti i Heidit, që i bëri banorët të besojnë se Lidi është vëllai i saj sekret, u realizua me sukses.

21:02
Leverkuseni një hap larg titullit, Bayerni pëson humbjen e turpshme

Skuadra e Xabi Alonsos fitoi 0-1 në kryeqytet përballë Unionit të Berlinit. “Aspirinat” numërojnë 76 pikë, 16 më shumë se Bayerni ndjekës.

20:59
Fjalët e para pas daljes nga burgu, Dani Alves: Unë mbijetoj kudo, nuk ka rëndësi ambienti

Dani Alves është duke shijuar pas më shumë se një viti lirinë.

20:54
“Dronin ia çova unë”, Vesa flet për raportin me Romeon: Si një ish e dashur e tij…

Vesa Smolica, e ftuar në “Se luan topi”, ka folur pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”, ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo. 

20:25
Zgjedhjet për kreun e Rithemelimit në Lezhë, Gjin Gjoni fiton garën me diferencë të thellë votash: Do fillojmë riorganizimin e partisë

Zgjedhjet për kreun e Rithemelimit në Lezhë i fiton Gjin Gjoni.

20:00
Heidi dhe Romeo të penduar për dasmën? Kush do të rikthehet mes Meritonit Eglës dhe Ilnisës… ja ku mund të ndiqni live “Big Brother VIP”

Një përballje të fortë nominimi mes Eglës, Meritonit dhe Ilnisës do të ndjekim sonte në Big Brother VIP.

19:54
Filmi “Guximi” nga Top Channel Films, nis të shfaqet nesër në kinema

Nga e diela, nis rrugëtimin e tij në kinema filmi më i fundit i distribuuar nga Top Channel Films, Guximi me regjisor dhe skenarist Drilon Hoxha.

19:43
Daullexhiu tradicional njofton agimin e Ramazanit për banorët e Mosul (foto-video)

Irakeni Ghofran Mahmoud, është ai që njihet në Mosul si “Musaharati” ose daullexhiu tradicional i muajit të Ramazanit, që troket butë membranat e tij para agimit për të sinjalizuar mbylljen e “syfyrit” dhe nisjen e agjerimit ditor.

19:42
NATO zbulon spiunët rusë në seli, Rusia lëshon bomba termobarike në Ukrainë

NATO ka zbuluar dhe dëbuar persona të dyshuar si spiunë të Rusisë në selinë qendrore të saj në Bruksel.

19:32
Nordikët zbulojnë Durrësin! Numër i lartë turistësh, shijojnë qytetin, motin e mirë dhe detin: Në Suedi po bie borë, këtu është kohë fantastike

Këtë pranverë numri i turistëve në qytet dhe plazh është i lartë. Vijnë kryesisht nga vendet nordike, Anglia, Izraeli dhe Polonia.

19:06
‘Nata e fatit’ e muajit të Ramazanit celebrohet në xhaminë Zitouna në Tunizi (fotot)

Besimtarë muslimanë ishin mbledhur dje në numra të mëdhenj në xhaminë Zituna në kryeqytetin tunizian për të celebruar Lailat al-Qadr, ose “Natën e fatit,” siç quajnë ata, të premten e fundit të muajit të Ramazanit kur besohet se profetit musliman Muhamed i është dhënë libri i shenjtë Kuranit.

19:04
“E kam veshur unë e para….”, Bora Zemani akuzon aktoren e njohur se i ka kopjuar fustanin

I ftuar në “Cherry on Top”, stilisti i njohur Valdrin Sahiti, tregoi si kurrë më parë shumë rreth fillimeve të karrierës së tij dhe për shumë bashkëpunime me divat shqiptare dhe botërore.

18:52
“Jep dorëheqjen”, të veshur me ngjyra kombëtare, mijëra njerëz protestojnë në Budapest kundër Viktor Orban

Mijëra qytetarë protestuan kundër Qeverisë së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në qendër të Budapestit të shtunën.

18:45
Rama mbështeti kryebashkiakun, reagon Bardhi: Shantazhi i Veliajt funksionoi! Zgjodhi të sulmojë opozitën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që mbështeti qëndrimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për arrestimet e disa ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të bashkisë së Tiranës.

18:36
Vuçiç: U parandalua një tentativë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërhynë dy vende

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se u “bënë përpjekje të premten për të zgjidhur gjithçka” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, para takimit të Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate këtë muaj, ku do të votohet për anëtarësimin apo jo të Kosovës.

18:32
Fëmijët afganë mësojnë në shkolla të improvizuara, gjashtë muaj pas tërmetit shkatërrimtar (fotot)

Disa muaj pas tërmetit që shkatërroi krahinën afgane të Herat, fëmijët atje zhvillojnë mësimin në klasa të improvizuara në konteinerë, duke u përballur me trazira në orët e mësimit dhe pasiguri për t ardhmen, shkruan rrjeti turk TRTWorld.

18:10
Elbasani e Bylisi nuk ndalen, Besa fiton duelin direkt për mbijetesë

Elbasani nuk heq dorë nga kreu i renditjes, teksa këtë të shtunë ka marrë një tjetër sukses, këtë herë në transfertën dibrane ndaj Korabit me rezultatin 2-3.

18:05
Përgjigja ‘e pamëshirshme’ e Mia Khalifa ndaj tifozit që bëri tatuazh fytyrën e saj në këmbë (fotot)

Një dashamirës i ish-aktores së filmave për të rritur tha se kishte vendosur t’i bënte një homazh të përhershëm me tatuazh në këmbë.

18:03
VIDEO/ Fitorja e pestë radhazi, Milani feston me tris ndaj Lecces

Milani kalon pa probleme edhe Leccen, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në Serie A.

17:43
Qëlloi me armë zjarri pas sherrit dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet autori në Shkodër

Autori i cili qëlloi me armë zjarri në Shkodër, u arrestua pak pasi ndodhi ngjarja. 

17:38
Çarja e digës përkeqëson përmbytjen në Orsk, në Rusinë jugperëndimore (fotot)

Mijëra njerëz raportohet se janë evakuar nga shtëpitë e tyre në një rajon jugperëndimor të Rusisë pasi përmbytjet e reshjeve u përkeqësuan nga një çarje e papritur e digës në qytetin Orsk.

17:28
“Qentë le të lehin, Shqipëria me qeverinë e PS vetëm përpara”, Rama: Drejtësia të mos i lërë askujt kusur që nxjerr përfitime të paligjshme

Në reagimin e tij lidhur me arrestimin e ish-drejtorëve të bashkisë, por edhe në përgjigje të akuzave të opozitës, kryeministri i kërkoi drejtësisë që të vijojë me hetimin e të gjithë zyrtarëve që përmes posteve që kanë, nxjerrin përfitime të paligjshme.

17:24
Ekspertët: Qëndrimet e fundit të SHBA-së ndaj Izraelit, një pikë kthese

Uashingtoni sinjalizoi një ndryshim në qëndrimin ndaj Izraelit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmave në Rripin e Gazës.

17:22
Arrestimi ish-drejtorëve, Rama: Nuk e kontrollojmë SPAK-un dhe as kemi ndërmend, duan të na fusin të tërëve në çdo thes korrupsioni që hapet nga drejtësia

Për kryeministrin Edi Rama, rasti më i fundit i arrestimit të tre ish drejtorëve të Bashkisë është një provë që qeveria nuk e kontrollon SPAK-un dhe as nuk ka ndërmend të ndryshojë qasje në këtë drejtim.

17:20
Meksika ndërpret lidhjet diplomatike me Ekuadorin pas bastisjes se ambasadës në Kuito (fotot)

Meksika raportohet se po ndërpret lidhjet diplomatike me Ekuadorin pas bastisjes së policisë ekuadoriane të ambasadës meksikane në kryeqytetin Quito, për të arrestuar ish-zëvendës-presidentin e vendit, Jorge Glas që strehohej aty.

17:20
“Janë bërë si mafiozë që kërcënojnë njëri-tjetrin”, Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë dita e parë e demokracisë së vërtetë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se “fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët”.

17:19
“Mendësi komuniste e nakatosur me thashetheme kafenesh”, Rama i përgjigjet opozitës për arrestimin e ish-drejtorëve: Shpifjet pjesë e jetës publike të kthyer në xhungël

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave të ardhura nga opozita, por edhe mediat lidhur me përgjegjësitë për arrestimin e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

17:06
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër pas sherrit, shpallet në kërkim autori

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër, pa të lënduar. 

17:05
“Qato çliroi Astirin, Redi Molla shndërroi ujësjellësin, Tusha punë të jashtëzakonshme në Tiranë”, Veliaj reagon pas arrestimit të ish-drejtorëve: Gjueti shtrigash, e shohim drejtësinë aleate strategjike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

17:04
FOTO/ Përplasen dy avionë në Londër! Shokohen pasagjerët, 5 zjarrfikëse në vendngjarje

Një avion “Virgin Atlantic 787” është përplasur me një avionin “Airbus A350” të “British Airways”, ndërsa po largohej nga ndërtesa e terminalit në aeroportin Heathrow duke shkaktuar dëme të vogla në të dy avionët. 

16:57
Zambakët ‘shpërthejnë’ në lule nëse i shtoni këtë produkt të zakonshëm të kuzhinës (fotot)

Ekspertët e luleve dhe të kopshtarisë thonë se kanë arritur të transformojnë disa nga zambakët më ‘të palumtur’ në vetëm disa muaj kohë falë një ingredienti sekret por më se të zakonshëm, që shumë pak dashamirësve do t’i shkonte mendja.