Ashtu siç kishte paralajmëruar koalicioni “Bashkë Fitojmë”, iu drejtua Kolegjit Zgjedhor për të kundërshtuar rezultatin e Zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.
Megjithëse Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi pretendimet e opozitës për proces të parregullt dhe i dha fund shpresave për përsëritjen e zgjedhjeve duke konfirmuar fitoren e Vangjel Tavos me 1477 vota diferencë ndaj rivalit Petro Gjikuria, koalicioni “Bashkë Fitojmë “ ka vendosur t’i shkojë deri në fund betejës për Bashkinë Himarës.
Tashmë pritet që Kolegji Zgjedhor t’i japë fund sagës së konflikti politik për Bashkinë e Himarës.
Top Channel