Goditje politike për presidentin e Brazilit, ligjvënësit votojnë kundër vetos së Lulas që ndalonte rishikimin e dënimit me burg të Bolsonaros 01/05 07:10
Nedim Bajrami është gati për një aventurë të re, kësaj radhe larg Italisë.
Fantazisti kuqezi do të transferohet në Skoci te skuadra e Glasgoë Rangers.
Pas negociatave, duket se është arritur akordi mes klubit skocez dhe Sassuolos, teksa Bajrami do të transferohet në kryeqytetin skocez.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano në emisionin e tij live në “YouTube”, teksa “Sky” raporton se operacioni do t’i kushtojë Rangers 4 milionë euro, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.
Bajrami mori vëmendjen e shumë klubeve pas performancës fantastike në Europian dhe rekordit të vendosur me golin më të shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë.
Top Channel