E martë, 14 Nëntor 2023
20:21
Albina pret thonjtë e gjatë pas takimit në “Për’puthen”, Megi: E ka bërë se nuk i do mamaja e Vedatit

Albina dhe Vedati zhvilluan takimin e tyre, ku dukeshin tepër të afërt me njëri-tjetrin.

20:19
“Në Kuadër të Dashurisë”/ Premiera e filmit shfaqet me sukses në Zyrih

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë” është shfaqur premierë edhe për shqiptarët në Zvicër.

20:13
Serbët marrin pasaportën e Kosovës/ Gjatë 2023 aplikuan 5800 serbë për dokumentet

Janë mbi 5800 qytetarë serbë që gjatë vitit 2023 kanë marrë pasaportën e Republikës së Kosovës.

20:09
Greqia, mur në kufirin me Turqinë! Mitsotakis, kërkesë që ndërtimin ta financojë Bashkimi Europian

Nga konferenca e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar që BE të ndihmojë financiarisht vendet që ndodhen në kufijtë e jashtëm të tij dhe se infrastrukturat e mëdha të ndërtuara me fonde europiane, siç është gardhi përgjatë kufirit me Turqinë në lindje të vendit, duhet të mirëmbahen me burime financiare europiane, në mënyrë që të bëhet sa më efikas menaxhimi i flukseve të refugjatëve.

20:03
300 armë të kapura! Bilanci i ndalimeve për armëmbajtje që nga janari

Armët pa leje janë kthyer në një problem serioz në vend prandaj policia herë pas here ndërmer operacione blic për sekuestrimin e tyre.

20:00
“Leje, me raport nga gjinekologu”/ Mjekët pro idesë së deputetit Erion Braçe për paketat higjienike

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar, raport i paguar nga buxheti i shtetit”.

19:59
“Nuk e dija që je kaq i qeshur”/ Arnita Beqiraj “thumbon” balerinin për Julianën gjatë provave ditore të “DWTS”

Gjatë provave ditore të “Dancing With The Stars”, Arnita Beqiraj ka ironizuar partneren e përparshme të Dionit, Juliana.

19:57
Skuterat vrasës! Mbrëmjen e së hënës një gjimnazist humbi jetën në Durrës

Përdorimi i skuterave elektrike po praktikohet gjithnjë e më shpesh, veçanërisht nga të miturit, si një mënyrë për të shmangur trafikun dhe mundësuar lëvizjen e shpejtë në qytet.

19:51
Çdo vit 7 mijë të prekur nga diabeti/ Dita kundër diabetit, 93 mijë numri i të sëmurëve

Shifrat e personave me diabet po rriten frikshëm. Nga viti i kaluar në këtë vit janë shtuar mbi 7000 pacientë të prekur nga diabeti.

19:49
“Bota online, një xhungël”/ Rama ‘përplaset’ me gazetarin kroat: Luftën me medien e kam humbur, më është bërë lëkura beton!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bota online është një xhungël që ka nevojë rregullim, por vetërregullimi nuk mjafton.

19:45
16 mijë lindje, 15 mijë vdekje/ Në Tiranë shtohen fëmijët, Gjirokastra po plaket më shpejt

Numri i lindjeve ka rënë sërish në tremujorin e tretë të vitit, me 7.4% në krahasim me një vit më parë.

19:28
“E falenderoj Oltën”/ Dioni reagon për komplimentet nga anëtarja e jurisë së “DWTS”

Arnita Beqiraj dhe partneri i saj për këtë javë, Dion Gjinika, kanë vijuar provat për “Dancing With The Stars”, ndërsa regjisorja nuk ka ngurruar ta pyesë Dionin për natën e kaluar të spektaklit.

19:24
“21 Janarin ta hetojë SPAK”/ Kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës pas vendimit të Strasburgut

Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka ngjallur shpresat për familjen Nika që kërkesën e tyre për çështjen e vrasjes së Aleks Nikës ta marrë SPAK-u.

19:22
Fermerët e ngarkuar nga taksat në Argjentinë, shpresojnë te kandidati ‘i panjohur’ presidencial Milei (fotot)

Tregtari argjentinas i gjësë së gjallë Pablo Cicare qëndron mes tufës së tij të lopëve Angus, disa prej të cilave prodhojnë mishin më të mirë botë, dhe ëndërron të eksportojë lirshëm pas zgjdhjeve presidenciale të së dielës.

19:11
Shefi i OKB-së bën thirrje për armëpushim: Në emër të njerëzimit…

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

19:02
Rama komenton ‘dezinformimin’ për marrëveshjen e emigrantëve: Fantazi që prodhon gënjeshtra për t’u lënë vend zënkave politike

Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Medias për Evropën Juglindore preku edhe temën e marrëveshjes mes Shqipëirisë dhe Italisë për emigrantët.

18:40
Kalimi inter-oqeanik i Meksikës, alternativë e kontestuar ndaj Kanalit të Panamasë (fotot)

Në Tehuantepec, pjesa më e ngushtë e territorit meksikan, ku vetëm 300 km ndajnë oqeanin Paqësor nga ai Atlantik, është duke u ndërtuar një alternativë ndaj Kanalit të Panamasë, duke ngritur pritshmëri ekonomike por dhe kontestime.

18:38
Ligji për medien online, Rama: U tërhoqëm sepse situata doli jashtë kontrollit, por nuk po shohim vetërregullim

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ka deklaruar se pavarësisht se qeveria u tërhoq nga ligji për medien online, nuk po shohin vetërregullimin e premtuar.

18:37
Veliaj prezanton Buxhetin 2024/ Bazohet në tre shtylla të rëndësishme: Zhvillimi ekonomik i qytetit, strehimi social dhe arsimi, rinia e sporti

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 është fokusuar në tre shtylla kryesore: Inovacioni, zhvillimi i qytetit dhe ekonomia.

18:31
“Haaland, i pari që lëviz 1 miliard euro”, flet menaxherja e norvegjezit

Menaxherja e sulmuesit të Manchester City-t, Erling Haaland, Rafaela Pimenta, dha një intervistë për “The Guardian”, në të cilën ajo tregoi norvegjezi 23-vjeçar mund të bëhet lojtari i parë që lëviz më shumë se një miliard euro në karrierën e tij.

18:27
“Shokë qelie”/ Elvisi dhe Eltioni ilustrojnë kërcimin në provat e “DWTS”, batuta të vazhdueshme

Elvis Pupa dhe Eltioni zhvilluan provat e tyre ditore në “Dancing With The Stars” për performancën e mbrëmjes së madhe të së premtes.

18:14
Pse nuk duhet të flini me ngrohësin ndezur në dhomë?

Ndezja e ngrohësit është gjëja e parë që mund të mendoni kur vijnë ditët e ftohta të dimrit. Por ky veprim mund të ndikojë keq në sistemin imunitar.

18:10
Bebet mbahen gjallë me letër alumini në spitalin në Gaza pasi inkubatorët janë jashtë funksioni (fotot)

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonin sot se ndërprerja e energjisë elektrike në spitale ka vështirësuar ashpër kushtet e trajtimit të pacientëve, teksa sulmet e Izraelit në Gaza, në konfliktin me grupin Hamas, intensifikohen.

18:08
Shënjestra spitalet e Gazës, ndërkombëtarët presion Izraelit

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar për mbrojtjen e civilëve të bllokuar në spitalet e Gazës, pasi dyshohet se shumë prej tyre po strehohen në spitalin Al-Shifa.

18:00
Fitoi titullin e fundit kampion, largim i papritur nga bardheblutë

Tefik Osmani largohet nga Tirana.

17:50
“Në Kuadër të Dashurisë” shkon në Gjermani! Zbuloni datën e premierës e më shumë…

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

17:39
Kosovë/ Janjeva: Nga qendër zejtare e tregtare në shtëpi boshe nga migrimi

Heshtjen që mbretëron nëpër rrugët e ngushta të Janjevës e ndërpret vetëm tingulli i kambanës së kishës katolike, e cila daton nga viti 1856.

17:33
Olaf Scholz kundër bllokadës së Greqisë ndaj Shqipërisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh të martën në Berlin kundër bilateralizimit të procesit të zgjerimit të BE.

17:33
Arkivat e lashta sekrete të Vatikanit nisin të studiohen nga shkencëtarët italianë (fotot)

Thellë poshtë qytetit të Vatikanit mbahen të dije të lashta, sekrete të njerëzimit, si dhe çdo shkrim i të gjithë papëve të shkruara në më shumë se 1000 vjet.

17:22
Njerëz të pashpresë dhe të trembur/ Pasojat e sulmit ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor (Fotot)

Sulmet në Bregun Perëndimor lanë të paktën shtatë persona të vrarë në një sulm izraelit në një qytet në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa pasojat janë tepër të rënda.

17:21
Djegia e makinës së nënkryetares së Lepostaviqit, Osmani: Synon të pengojë integrimin e serbëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e makinës së nënkryetares së Leposaviçit, Dragana Miletiç.

17:20
Për shkak të kërkesave të shumta, në Belgjikë e Luksemburg do të ketë shfaqje edhe këtë javë të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”!

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

17:19
Zyra humanitare e OKB-së: Rreth 200,000 njerëz kanë ikur nga veriu i Gazës që nga 5 nëntori

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka deklaruar se rreth 200,000 njerëz janë larguar nga Gaza veriore që nga 5 nëntori.

17:03
Mediat serbe: ​Digjet makina e nënkryetares së Leposaviqit

Makina e nënkryetares së Leposaviqit është përfshirë nga flakët, sipas mediave serbe,

17:01
Google paralajmëron fshirjen e miliona llogarive të përdoruesve në javët në vijim (fotot)

Ndoshta është koha për të kontrolluar se çfarë llogarish të vjetra keni në rrjetin Google si detyra universiteti, mesazhe apo email-e që nuk keni kontrolluar, pasi rrjeti ka paralajmëruar se brenda disa javëve miliona llogari në Gmail do të eliminohen.

17:00
Kryeministri Rama ‘bekon’ Kombëtaren para ndeshjes së rëndësishme me Moldavinë

Kryeministri Edi Rama ka qenë mysafir special i Kombëtares shqiptare mbrëmjen e së hënës.

16:50
​Kurti: Serbia po sillet si “Rusi e vogël”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli sërish për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

16:44
Media italiane jehonë turizmit: Shqipëria në rrugën e duhur për të rrëmbyer titullin e ‘Mbretëreshës së Turizmit’ edhe për vitin 2024

‘’Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer titullin e Mbretëreshës së Turizmit edhe për vitin 2024.’’

16:44
Dani Alves rrezikon dënimin e rëndë, në dhjetor del para gjykatës

Dani Alves vijon të qëndrojë në burg që prej 20 janari të këtij viti, teksa çështje e tij do të shkojë në Gjykatë në Barcelonë në muajin dhjetor, aty ku mbrojtësi brazilian pritet të përballet me akuzat për përdhunim.

16:28
Kushti i Tesla Cybertruck që ka acaruar blerësit për makinën “antiplumb”

Përgjithësisht, sapo blini një automjet dhe është i juaji, asgjë nuk mund t’ju ndalojë t’ia shisni dikujt tjetër. Por ky nuk është rasti i Tesla Cybertruck.

16:28
Komuniteti i izoluar në pyllin britanik ku banorët ‘hippy’ prodhojnë birrë molle për të mbijetuar (fotot)

Një komunitet i ndarë nga civilizimi fshihet thellë në pyjet e Somerset në jugperëndim të Anglisë, ku rezidentët paguajnë vetëm 120 paundë në muaj ‘qera’, të cilat i fitojnë duke shitur birrë e uthull molle që e prodhojnë vetë, raportojnë mediat vendase.

16:21
Çfarë do të ndodhë pasi të jenë ndalur luftimet në Gazë?

Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, izraelitët kanë filluar të mendojnë se çfarë do të ndodhë pasi të kenë përfunduar luftimet.

16:10
Kombëtarja, gati për Moldavinë/ Ekipi niset të enjten drejt Kishniaut për ndeshjet

Përfaqësuesja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë që do të zhvillohet ditën e premte në Kishinau të Moldavisë.

16:02
Shqiptari i shpëton Ruandës! Do të dërgohej nga Anglia në Afrikë si azilkërkues

Jeta mund të kishte marrë një drejtim tërësisht të paditur për 28-vjeçarin shqiptar të ardhur me gomone nga Franca drejt Anglisë, nëse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk do të kishte anuluar në orën e fundit vendimin e qeverisë për dërgimin e avionit të parë drejt Ruandës qershorin e kaluar.

15:56
Bullgaria i kërkon Shkupit të ndryshojë Kushtetutën për t’u anëtarësuar në BE

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov, ka thënë të martën gjatë një vizite në Shkup se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkim Evropian (BE) është “rruga e vetme” dhe se ajo duhet t’i miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta arritur këtë.

15:47
Departamenti Amerikan i Thesarit do t’i ofrojë Shqipërisë asistencë teknike për zhvillimin e tregjeve të kapitalit

Zyra e Asistencës Teknike (OTA) e Departamentit Amerikan të Thesarit do të ofrojë një ekspertizë për autoritetet shqiptare për mundësitë e asistencës teknike për zhvillimin dhe diversifikimin e tregjeve të kapitalit, plan ky i miratuar në prill 2023 nga Këshilli i Ministrave. 

15:38
“Apostulli” Fan Noli/ Publikohet vëllimi i parë i biografisë së përgatitur nga Ilir Ikonomi

Drejt paanshmërisë, larg pasioneve dhe në luftë me subjektivizmin, kështu e ka përshkruar qasjen e tij në punën për të sjellë librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit, gazetari Ilir Ikonomi, i cili këshilloi studiuesit shqiptarë që të marrin në konsideratë stilin amerikan të të shkruarit të historive dhe t’i lejojnë lexuesit t’i krijojnë vetëgjykimet përballë fakteve që ata mund të servirin.

15:32
Ushtria nis rekrutimet/ Të rinjve nga 18 deri në 27 vjeç, u sigurohet arsimim falas

Ministria e Mbrojtjes ka nisur fushatën e rekrutimeve të të rinjve për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

15:30
Burgoset i dashuri ‘rinor’ i Gina Lollobrigida për vjedhjen e 10 milionë euro nga pasuria e saj para se aktorja 95-vjeçare të vdiste (fotot)

I dashuri/asistenti rinor i aktores legjendare italiane Gina Lollobrigida është burgosur sot për tre vjet në Itali për përvetësimin e rreth 10 milionë eurove nga ‘ish-gruaja më e bukur në botë’, para se ajo të vdiste në janar në moshën 95 vjeçare.

15:21
Kuvendi virtual/ Puna e komisioneve vazhdon edhe sot online

Opozita shfaqet e vendosur për të vijuar planin e saj, që Kuvendi të mos funksionojë në normalitet.

15:20
Zemrat tona janë muskuj që kanë nevojë për “karburant” dhe pushim/ Katër kardiologë na tregojnë si ta mbajmë zemrën në formë të mirë

Zemrat tuaja rrahin 100,000 herë në ditë, por ne priremi të mos shqetësohemi për mirëmbajtjen e saj nëse nuk na shfaqet ndonjë problem.

15:17
Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin për studentët e Mjekësisë

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin për studentët e  Mjekësisë, i cili i detyron ata të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, ose në të kundërt studentët që e refuzojnë këtë ligj duhet të paguajnë 240 mijë lekë në vit.

15:13
Shpëton kryebashkiaku i Kuçovës/ Pasi KQZ nuk i hoqi mandatin, Lefter Maliqi dorëzon tjetër kallëzim në SPAK për Kreshnik Hajdarin

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tre juristët e koalicionit “Bashkë Fitojnë” dështuan t’ia heqin mandatin Kreshnik Hajdarit, kryebashkiak i Kuçovës.

15:02
Strasburgu dënon Shqipërinë për “21 Janarin”/ Avokati Dorjan Matlija: Nëse shteti nuk i qëndron marrëveshjes, do ndërmarrim hapat ligjorë edhe për tre viktimat e tjera

Duke përmendur një seri shkeljesh që shteti, Garda e Republikës, por edhe organet e drejtësisë reflektuan për hetimin e 21 janarit 2011, Gjykata e Strasburgut i tërheq vëmendjen autoriteteve për mos zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës.

15:01
Nisur nga propozimi i Erion Braçes, a duhet aplikuar leja menstruale në Shqipëri? Flet gjinekologia Enriketa Kroi

Në shkurt të këtij viti ligjvënësit spanjollë votuan ligjin që u jep leje mjekësore me pagesë vajzave dhe grave që vuajnë nga dhimbje të forta të menstruacioneve, duke u bërë vendi i parë evropian që avancon një legjislacion të tillë.

14:56
Vuçiç në takim me Lajçakun: Do të respektojmë marrëveshjet e dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe të respektojë gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar.

14:25
Plagoset minatori në Bulqizë, 51-vjeçari në gjendje të rëndë

Një minator është plagosur në Bulqizë.

14:22
E marrë peng nga Hamasi, vdes ushtarja izaelite

Një ushtare 19-vjeçare, e marrë peng nga Hamasi, ka humbur jetën.

14:20
Ministri gjerman: BE-ja nuk do ta arrijë synimin për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie

Bashkimi Evropian nuk do të arrijë synimin për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në mars të vitit të ardhshëm, tha të martën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

14:00
Klubet arabe nuk kanë të ndalur, “sulm” në janar për Sancho-n dhe Richarlison

Saudi Pro League vazhdon të ndjekë me shumë interes Premier League-n dhe yjet e kampionatit anglezi.

13:57
Ilaçet e ftohjes/ Franca në alarm: Shkaktojnë hemorragji cerebrale e infarkte!

Për ftohjet, mos nxitoni të merrni ilaçe: Ky është rekomandimi i Agjencisë Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM), sipas të cilës, barnat vazokonstriktore të mbështetura tek pseudoefedrina dhe të administruara nga goja, e që përdoren rëndim për të lehtësuar simptomat e ftohjes, mund të shkaktojnë rrezikun e infarkteve dhe hemorragjive cerebrale.

13:51
“Tmerri i internetit”/ Kush është Locbkiti, “krimineli” digjital që po bën namin!

Goditja e tij më e fundit: Thyerja e kodit të sigurisë së Bankës Komerciale dhe Industriale të Kinës. Muajt e fundit ndërkohë, ka hakuar edhe disa prej organizatave më të mëdha botërore, duke i vjedhur dhe duke publikuar të dhënat e tyre të ndjeshme, nëse ato nuk paguanin shpërblim.

13:40
Igor Kukonov do të ekstradohet! Gjykata e Shkodrës pranon kërkesën e Rusisë

Gjykata e Shkodrës i dha sot dritën jeshile ekstradimit të rusit që kërkohet nga Interpoli, Igor Kokunov.

13:34
Putin miraton kufizime për mediat para zgjedhjeve presidenciale

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar ndryshimet në ligjin, sipas të cilit zhvillohen zgjedhjet presidenciale, duke vendosur kufizime të reja ndaj mediave, kanë raportuar mediat lokale më 14 nëntor.

13:33
Në Shtëpinë Tonë/ Irgeni kritika për jurinë e “DWTS”: Kur jam i mirë përse nuk ma thonë?

 Irgen Çela dhe Joana Janushi, konkurrentë në “Dancing with the Stars”, treguan eksperiencën e tyre në këtë spektakël, të ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”.

13:13
Veliaj e akuzoi për shpifje, GJKKO pushon çështjen ndaj Sali Berishës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës, të cilin kryebashkiaku Erion Veliaj e denoncoi për shpifje.

13:03
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, rrëzohet kërkesa e Safet Gjicit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”.

12:53
I dënuar në Greqi/ KQZ merr vendimin për kryebashkiakun e Kuçovës: Nuk ka shkak për ndërprerjen e mandatit

Kreshnik Hajdari do të vazhdojë punën si kryebashkiak i Kuçovës, pasi KQZ deklaroi se nuk ka arsye që t’i ndërpritet mandati.

12:41
Dita Botërore e Diabetit/ 600 fëmijë të prekur në Shqipëri, apeli i mjekut Florian Toti: Jini sa më aktiv

Shifrat e personave të prekur nga diabeti po rriten frikshëm, sidomos pas pandemisë së Covid-19.

12:38
Ekskluzive/ Si e kaloi testin e zemrës Dwamena në Shqipëri? Doktor Bardhi: S’e dija historinë e tij

Doktor Drini Bardhi, kardiologu i cili vizitoi futbollistin ganez Rafael Dwuamen, që humbi jetën në fushë pak ditë më parë nga arresti kardiak, tregoi ekskluzivisht për “Procesin Sportiv” se si kishin rezultuar testet dhe egzaminimet fillestare të kapitenit të Egnatias, i cili iu bashkua klubit një vit më parë.

12:18
Mbrojtja nga produktet e skaduara/ Prej janarit janë bllokuar 312 ton produkte

Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët gjatë blerjeve në dyqane apo markete, gjejnë në rafte produkte të skaduara.

12:15
Shiu i bën arat llucë/ Bujqit në Myzeqe nuk po mbjellin dot grurin

Nëntori për fermerët në Myzeqe është muaji i mbjelljes së grurit.

12:06
Lajçak në Beograd/ Analistët: Përparimi në dialog, i vështirë!

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak takohet sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

11:41
Rikthehet “telenovela” e verës/ Pas akordit me Tudor, De Laurentiis takim me ish-trajnerin e Napolit

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis vazhdon të surprizojë, duke rikthyer edhe njëherë tjetër të njëjtin skenar si në “telenovelën” e verës për të vendosur për trajnerin e ekipit.

11:33
Goditen 5 raste të shitjes së kokainës dhe kanabisit në Fier

Pesë raste të shitjes së kokainës dhe kanabisit janë zbuluar në Fier, ku kanë rënë në pranga tre persona dhe po ndiqen penalisht tre të tjerë.

11:31
Dita Botërore e Diabetit, Veliaj: Regjistrojini fëmijët të merren me sport, e rëndësishme të bëjmë kontrolle për shëndetin

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

11:28
Trafik droge nga Shqipëria drejt Kosovës, të përfshirë dy kosovarë, dy maqedonas dhe dy serbë

Një trafik droge nga Shqipëria drejt Kosovës është shpërbërë nga policia.

11:20
“Të adoptojmë protokollet mjekësore për sportin”, Braçe: Fëmijët nuk mund ta prekin fushën pa kontrolle

Deputeti socialist, Erion Braçe në Komisioni për Ekonominë dhe Financat që u realizua online, iu drejtua ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu se duhet të adaptohen protokolle mjekësore për sportin në shkolla për fëmijët.

11:04
Shqipëria, e para në Ballkan për numrin e studentëve që studiojnë në SHBA

Rreth 1000 studentë shqiptarë kanë zgjedhur të ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit akademik 2022-2023.

10:45
Hetimet për CEZ-DIA, deputeti Agron Çela merret në pyetje nga SPAK: S’di asgjë!

Deputeti Agron Çela është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen që po heton SPAK, CEZ-DIA.

10:32
Sugjeroi të hidhej bombë bërthamore në Gaza, dënohet deklarata e ministrit izraelit 

Kina, Irani dhe disa shtete arabe kanë dënuar deklaratën e një ministri izraelit, i cili tha se hedhja e një bombe bërthamore në Rripin e Gazës ishte një opsion në luftën Izrael-Hamas, duke e quajtur këtë qëndrim si kërcënim për botën.

10:29
Dita Botërore e Diabetit/ 1 në 10 të rritur në mbarë botën është i prekur nga sëmundja

14 Nëntori është Dita Botërore e Diabetit.

10:15
Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën: Vrasja dhe moszbardhja e ngjarjes, dy shkeljet e kryera nga shteti

Gjykata e Stasburgut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes!

10:02
Video/ Avioni del nga pista dhe përplaset me makinë në Teksas

Një aeroplan i vogël me helikë kapërceu pistën ndërsa ulej në një aeroport të Teksasit dhe rrëshqiti, ku për pasojë u përplas me një makinë që po kalonte në rrugë.

09:54
Kroaci: Më shumë energji nga impiantet diellore

Në Kroacinë e pasur me diell ka pak impiante për energjinë diellore. Por disa ishuj që kërkojnë ndërtimin e impianteve diellorë po përballen me burokratë të paaftë dhe paragjykime nga e kaluara socialiste.

09:40
Përplasi dy të mitur në Shkodër, nën hetim 31-vjeçari 

Një 31-vjeçar në Shkodër është nën hetim pasi përplasi dy të mitur.

09:34
Viti 2023 drejt fundit, ja sulmuesi që ka shënuar më shumë deri tani

Viti kalendarik 2023 është drejt fundit dhe tani është koha edhe për të nisur llogaritë.

09:29
Shenjat e zodiakut që vitin e ardhshëm mund të mos jenë më beqarë

Të lindurit në pesë shenjat e mëposhtme të zodiakut kanë shanset më të larta për t’u martuar në vitin 2024, ndaj zbuloni nëse jeni në mesin e tyre dhe çfarë parashikojnë yjet për ju.

09:25
Foto/ Instalohen pulsantët me efekt akustik për personat me aftësi ndryshe në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar risinë në semaforët e qytetit.

09:17
Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Xi do të diskutojnë për komunikimin e konkurrencën mes dy vendeve

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë lidhur me përmirësimin e komunikimit si edhe lidhur me konkurrencën mes dy vendeve këtë javë gjatë bisedimeve në kuadër të takimit të nivelit të lartë të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).

08:52
Futbollistët që dhanë frymën e fundit në fushë nga arresti kardiak në dy dekadat e fundit

Vdekjet e futbollistëve në fushën e futbollit për shkak të arrestit kardiak janë ngjarje të rralla, por shumë tragjike. Sipas mjekëve kardiologë, ka disa faktorë që mund të shpjegojnë arsyet pse u ndodh arresti kardiak futbollistëve.

08:46
Arrestohet një ligjvënës ukrainas nën dyshime për tradhti

Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) njoftoi më 14 nëntor se ligjvënësi Oleksandr Dubinskiy zyrtarisht është informuar se është duke u dyshuar për tradhti dhe një gjykatë në Kiev i ka caktuar masën e paraburgimit prej 60 ditësh.

08:31
Rama inspekton punimet në Shëtitoren e Tushemishtit dhe Parkun e Drilonit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e punimeve të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec.

08:20
Lajçak sot në Beograd, takohet me presidentin Vuçiç

I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ndodhet sot në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

08:13
Biden: Të mbrohet spitali i Gazës/ Izraeli: Hamasi e përdor si mburojë!

Spitali më i madh i Gazës duhet të mbrohet, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

08:04
Nuk ka reshje, por ulje temperaturash! Parashikimi i motit për këtë të martë

Vendi sot do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.

E hënë, 13 Nëntor 2023
23:40
Lajçak nesër në Beograd, takim me Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohet të martën, më 14 nëntor, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi të hënën Presidenca serbe.

23:10
Karamuço plas bombën: Ja si lëviz kokaina dhe roli i Rexhepit në trafikun e drogës

I ftuar në “Top Story”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar se si lëviz kokaina përmes karteleve nga Ekuadori përmes Atlantikut, deri në Evropë, dhe roli i Rexhepit në trafikun e drogës.

23:04
“Manipulator i madh, krijoi lidhje me më të fortin e burgut”! Ekspertët në “Top Story”: Si u gjurmua Dritan Rexhepi?

Një manipulator i madh është emërtuar nga të ftuarit në studion e emisionit “Top Story” , Dritan Rexhepi, “mbreti” shqiptar i kokainës, i cili u arrestua para disa ditësh në Stamboll, ndërsa kërkohej nga disa shtete.

23:03
Lionel Messi: Guardiola i ka bërë shumë dëm futbollit…

Lionel Messi është intervistuar nga Jorge Valdano në kanalin Movistar Plus+, ku ka folur për periudhën kur luante te Barcelona nën drejtimin e Pep Guardiolës, ​​mes viteve 2008 dhe 2012, gjatë së cilës fitoi 3 La Liga dhe 2 Liga të Kampionëve.