Kronika satirike/ Gjekmarkaj rrëfen ëndrrat mashtruese plot makth të fundvitit: Takimet me kryezëvendës Mulin për bashkimin e PD dhe Babon për Inteligjencën Artificiale

06/01/2024 12:48

Festat kaluan, por lanë pas çudira. Na pushtoi tahmaja e të ngrënit ajo lubi që plot rrengje i punon njeriut të gjorë.

I pari e pëson gjumi, nga i cili dalin uturima si zhgalitje muri. Ëndrrat përziejnë të shkuarën me të ardhmen.

Dy të tilla me shenjuan ndërrimin e viteve me ndonjë gromësimë në mes si ndarje epokash.

Njëra me personazh Kryezëvendës Liderin Muli dhe tjetra me Babon. E para kishte temë partinë, bashkimin e dyta, qeverinë, performancën dhe inteligjencën artificiale.

U poqëm me Mulin ndanë një strehë që të mos lageshim nga shiu. Ai erdhi i menduar siç i ka hije. Dy rrudha koha me derte ia kishte qendisur mbi ballë. U përqafuam me mall si dy luftëtarë lirie pas beteje. Nga një duhan drodhëm. Pas një pauze të nevojshme që mendimet të shndërrohen në fraza si belcia që del raki filluam muhabenë.

Regjimi tha na izoloi Doktorin, demokracia  është në tërheqje, Opozita nën agresion duhet bashkim, dilemat janë oportunizëm dhe shkelje syri ndaj kreut të Meduzës.

Ndonëse me sëmboi diçka në gji miratoja me kokë. Fola unë pas një cope here: ne kemi qenë të gjithë vartës të Doktorit padrejtësia ndaj të cilit na dhëmb, madje krejt Shqipëria, ti e di edhe te Lulit. Kur na tha ai  e bëmë hasha dhe mire qamet kemi bërë.

Po ja tani kur te vij aty kam një merak kë do kem shef, kush do m’i përgatisë deklaratat që do lexoj, kush do ma masë performancën, cili do më qortojë për gabimet e kush do më lëvdojë për sukseset? Gjithmonë kam patur dëshirë të jem vartës i Banës. Po nëse ajo s’ka nge sëpaku i Aldos ose Akilit se Oerdi me Luçon janë më nopranë ata me zor pranojnë dhe ofiqntën si Kryezëvendës Lider që historia ta skalitë.

Jo jo mos e kij atë hall më dha siguri. Ti do t’i marrësh direktivat drejt e nga Doktori si Salianji, si dikur Abat Doçi nga Papa, nëpërmjet meje që s’ta kam me hile. (psherëtiva, këtë e di i thashë nën zë).

Ndërsa për grupin e mesit vazhdoi, do caktojmë një komision 6 mujor monitorimi e ndërlidhjeje të udhëhequr nga zonja  Kalaja, zonja Edhit dhe zonja Garo qe të integrohen natyrshëm dhe pa stres.

Po e bëjmë sefte me një fraksion i thashë e pastaj shohim rrugës. Ndërhyri: kush ja ka parë hajrin pakicës bëhu pjese e shumicës së shëndoshë më këshilloi dhe iku befas ashtu siç kishte ardhur.

Barkun e ndieja të rëndë, fyti më ishte tharë. Shyqyr mu gjend aty afër një sapllakë me ujë dhe ia qita fundin, si turbinë e tërhiqja.

U solla u mbështolla e më zu prapë i ziu gjumë.

Po një tjetër ëndërr ra mi mua. Më ngjau se isha në zyrë dhe më ra telefoni. Të kërkon Babo me xhebral me thanë. Po hazer jam u gjegja ! Më muaren ca zaptie dhe me shpunë në një konak, ku në një shilte të madhe, me brandavekë veshur, një çallme në kokë, tespie në dore si sulltan rrinte Babua.

Hajer Padishah bëmë kabull se nuk di pse me kë thirrur?! Ai nuk foli menjëherë po trazonte xhezvenë  mbi zjarr dhe dikur më pyeti si tu duk promocioni i inteligjencës artificiale të vitit 2030?

Nuk po kuptoja ambienti ishte si i 1453 pyetjet për 2030. Punë ëndrrash hesapi. Mblodha veten.

Po ç’ të them u përtypa, birinxhi, gëzim i madh që e fjalët janë të varfra për ta shprehur. I kam ca pyetje nga aktualiteti, por edhe për motet në vazhdim. Hajer Padishah!

E kam patur një si mërzi, një si re në kokë për këtë Tezen bile me pat dalë njollë edhe në filxhan po tani mu vërtetua. Nuk ndërhyra, e lashë të vazhdonte. Nuk u besova syve ku për 10 milion turistët ajo falenderonte stafin e asaj palo ministri që e kam për hudhër. Po rilindja urbane, po samitet dhe intervistat, hokat e qyfyret, pjatat me fytyrën time qe iu dhurova liderëve, atë që Mamica e tha më mirë se kushdo për munxet që i tregova ambasadorit rus në OKB dhe kë falenderon ajo, stafin e saj e veten?! Një heshtje e murrëtyer na ndau për disa sekonda.

Kroi pak fytin dhe desh të dinte si i kemi punët ne të opozitës po ja ashtu na ke vënë zjarrë e fshehur dorën  por po të zunë  do ta presin. Mos bini në dëshpërim, këshilloi me ju që jeni grup i madh me 43 veta do të merrem vetë se keni nevoje për lider të fortë.

U shkrytha pak e reagova, po ja sikur jemi mësuar me shef Taon. Joo ai ka në patronazh Lulin e properëndimorët e tjerë tha. Hajër!

Meqë ra fjala si t’u duk te Topi ai ? Ç’thua i thashë, ne pamë të gjithë ty te Klani e na kënaqej shpirti. Marshallah marshallah.

Llafe po përhapen tha që këta të mitë po ziren?! Po vallahi janë ndarë në tre grupe dhe duan t’i hanë kokën njëri-tjetri që ju plaçin sytë. Qefiret bëzani më parë do jua këpus unë atyre. Aferim aferim.

A mendon që duhet ta freskoj pak qeverinë nga Pranvera? Po shto verioret se e ke bërë fare toskeri përfitova unë dhe rrugët andej te gjitha i bën bahçe me bahçe, ne këtej sipër jetim me kalë e gomar gërxheve.

Po ja kam Ulsinë tha ndonëse deshën ta hanë gjallë dy burra e dy gra për t’i zënë vendin po Ulsia është esnaf ma do xhani. Bela sikur po të rri rënde këto kohë? Jo mo është e zënë me pune vatani po me ka në vëmendje bereqavers, shëndet të ketë.

Si duket Ogi te arsimi a u rehatua? Jangëllesh i thashë, ardhi te ne paret te fakulteti ynë e na daroviti me habere, me zor e lamë të ikte se na u bë si e shtëpisë.

Te kanë parë një ditë me Ditmarin apo jo mu drejtua? Po e vërtetë kishte merakun e Nikos meqenëse nuk shihen me po zemra i pikonte mall, me dha ti shpie dy litra raki ca ftonj e pak mjaltë se kohë virozash e duhet për kalamaqerit.

Po pse zgjodhi ty jo Damon u bë kureshtar? Po Nikoqiri nuk takohet me te deklasuarit , nuk e turbullon bindjen. I lodhshëm realiteti pohoi, as unë se lexoj më, këta firaunë me tejkalojnë në dëshira.

Le të flasim për inteligjencën artificiale dhe të ardhmen. Ashtu u bëftë.

Sikur tha të bëj një ministri të vreshtave e rakisë e në krye të saj të ve Bujarin e Lushnjës? Unë: prishur mos qoftë. Nëse një tjetër sajoj për të mbjellat e të korrat dhe si adapt çoj Bafton? Unë: prishur mos qoftë.

Një dikaster për lotët e gëzimit se veç gëzime do kemi në vazhdim, s’ke kundërshti për Laertin?! Jo s’kam vallahi e ka treguar me vepra. Për Virtytin kundër vesit edhe ty mendja tek Toni te vete? Sigurisht pa asnjë dyshim.

Po për nostalgjitë dhe sevapin politik? Unë nuk fola , ç’ me duhej të beja isha pa patur pula? Mimi du Puccini, Ermon apo Etilden? Nëse ma dëgjon fjalen, izem Padishah them Etilden si më melankolike.

Atë do bej. Bora asokohe me gjithë këtë kontribut do jetë Kryetare Parlamenti. Tunda kokën. A ta bej një rixha?

Jepi tha ai me zemërgjerësi. Ministrinë e Bakllavasë jepja Antoneta Dhimes se e qan, ka bere një për vit te ri që të lëpish gishtat. Byrekun e merr halle Ikonomi e di gjithë dynjaja. Qofte e bërë.

Atë te veteranëve të Rilindjes jemi një zëri për Pandin se do jetë plako burrë.

Dilon shef për vajin e këmbës. Margeritin them ta çoj në vend të Bakes. Nuk ngurrova aty, ky po që është sihariq.

Mamicën do u vë mbi krye  si trashëgimtarë retorike. Do i vë punët për fill e për pe.

Kështu Babo ishte plot vizione. Në të dale me panë Jorushi i Tabakeve që çorri faqet dhe Lideri që kërkon perspektive Gazi që shtiu me çifte po saçmet nuk me morën. Def u bë gjumi. Firar qetësia. I paqartë horizonti as Kosta  i Gramozit dhe Linditës mes të mbajturit thatë ditën e Krishtlindjeve e bollëkut të natës se 31 dhjetorit, s’di më ç’të thotë! Thjesht flet me vete si murg tibetian. Aren Pellumbi e sheh me bisht të syrit duke uruar Inshallah e pat dhe ky. Rivalitet i vjetër!

Top Channel