Gjirokastër/ Kryqi hidhet në lumit Drino, arrin ta kapë një 13-vjeçar: I lumtur të marr bekimin e kësaj dite

06/01/2024 12:57

Në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujrave që përkujton sipas kalendarit ortodoks me pagëzimin e Krishtit në ujrat e lumit Jordan.

Simbolika e festës lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit prej mëkateve. Kjo e kremte e madhe le të jetë një datë stacion në jetët tona pasi këtu nis shpëtimi i çdo njeriu, tha gjatë fjalës së tij gjatë ceremonisë simbolike buzë lumit Drino At Joani.

13-vjeçari Mojsi Mërkuri hyri në ujërat e lumit për të nxjerrë kryqin simbol. Ai tha se ndihet shumë i lumtur që morri bekimin e kësaj dite.

Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në jug të vendit.

Top Channel