Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut, në afërsi të mbikalimit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një mjet me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar një 55-vjeçar me inicialet E. P., i cili si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel