Dita e “Ujit të Bekuar”, besimtarët ortodoksë festojnë “Pagëzimin e Krishtit”! Kush rezultoi “triumfatori” në kapjen kryqit në Durrës

06/01/2024 17:48

Besimtarët e krishterë iu drejtuan kishave për shërbesat e Ditës së Ujit të Bekuar.

Në qytetin e Durrësit, Liturgjia Hyjnore u krye në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe shën Asti”. Gjatë ceremonisë në kishë u bë dhe bekimi i ujit, që më pas u mor nga besimtarët durrsakë bashkë me bekimin e kësaj dite.

Më pas besimtarët iu drejtuan këtë paradite portit detar, ku u hodh kryqi në ujërat e Adriatikut.

Kryqi u kap nga 32-vjeçari Esi Papajorgji i cili u hodh në ujë për të kapur kryqin së bashku me 4 të rinj të tjerë, duke çuar përpara një traditë të rëndësishme për besimtarët ortodoksë.

Top Channel