Videolajm/ I veshur me të zeza me kokën ulur, momenti i arrestimit të bashkëshortit të 41-vjeçares që vrau veten

06/01/2024 13:06

Ky është momenti i arrestimit të 45-vjeçarit Xhemal Loka, i cili u arrestua nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kërcënuar vazhdimishit gruan e tij, duke e shtyrë atë të vrasë veten.

Sipas policisë, 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij. Kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Policia ka gjetur 1 automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak në banesë.

Top Channel